E diele 14 Shtator 2008, Stadiumi "Loro Boriçi", Shkoder

\"\"\"\"


 Vllaznia - Apolonia


3 - 1

Shënues :  Dhembi 33\', 83\' Sinani 45\' / Shoshi (p) 38\'

Vllaznia:

Grima, Lici, Beqiri (Mohamed 10’), Bashiç, Belisha, Osja, Nallbani (Hoti 74’), Doçi (Shtubina 87’), Boadu, Dhëmbi, Sinani.Trajner: A. Canaj

Apolonia:

 Dine, Spaho, Shoshi, Sreçkoviç, Meto (Kelmendi 75’), Da Silva, Mirçeta, Haxhibuliç, Bedini, Brkiç (Junior 84’), K.Asllani (Dhrami 66’)Trajner: G. Haxhiu

Kartone te verdhë : Nallbani, Brkiç, Shoshi

Kartone të kuq : -

Gjyqtarë : M.Sopjani, I.Shima (Durrës), E.Pjetrushi (Lezhë)


Radiografia:


24’ Dhëmbi kroson në zonë, topi shkon tek DoçI që ka mundësi të rrezikojë seriozisht portën fierake por gjuajta e tij është shumë e gabuar.

27’ Sinani ka ekzukutuar shumë fort një top nga një goditje dënimi rreth 25 m larg portës së Apolonisë, grushton topin Dine

33’ Sinani gjuan fort nga jashtë zone, Dine nuk arrin ta zotërojë topin dhe aty ndërhynb Dhëmbi që e dërgon topin në rrjetë, 1-0

38’ Brkiç futet në zonën e Vllaznisë dhe aty ndërpritet në mënyrë të parregullt nga Mohamed dhe gjyqtari Sopjani akordon 11-metërsh. Gjuan saktë Shoshi dhe gol, 1-1

41’ Sinani vepron bukur në krahun e majtë, kroson tek Doçi që me kokë nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

44’ Belisha kroson në zonë nga një goditje dënimi, Lici me kokë por pret Dine

45’ Lici merr bukur një top nga mbrojtësit fierakë, pason për tek Sinani që është I zbuluar pranë portës dhe goleadori I njohur shkodran nuk gabon, 2-1

66’ Brkiç futet bukur në zonë gjuan fort por Grima reagon mirë duke shpëtuar portën e tij

67’ Dhrami gjuan fort por topi kalon mbi traversë

73’ Goditje këndi për Vllazninë, topi shkon në zonë tek Bashiç që gjuan me kokë por prêt Dine

75’ Sinani ekzekuton fort një godditje dënimi, topi kalon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule

76’ Haxhibuliç gjuan nga rreth 30 m, topi kalon mbi traversë

79’ Boadu ka mundësi të mirë për të shënuar por gjuan në mënyrë tepër të gabuar

83’ Doçi kroson nga e majta për Dhëmbin që me kokë Brenda zonës gjuan saktë dhe shenon  3-1 për Vllazninë.

Komenti:

Vllaznia ka arritur atë që ka dashur: fitoren dhe kësisoj e sheh veten në vendin e parë të renditjes pas javës së tretë të kampionatit. Loja e djeshme ndaj Apolonisë nuk është se I ka kënaqur tifozët që kanë qenë në shkallët e stadiumit megjithatë vlejnë tre pikët dhe kjo mjafton. Kanë vendosur sërish kualitetet e saj, Dhëmbi e SInani, ata që kanë shënuar dhe kanë bërë që skuadra të ecë përpara. Ndeshja ka qenë shumë e mërzitshme në 20 minutat e para të saj. Asnjëra prej dy skuadrave nuk ka tentuar t’i afrohet portave respektive. Ka shumë topa të gabuar në mesfushë dhe për rrjedhojë nuk arrihet të krijohen aksione të rrjedhshme. Kuptohet që më shumë pritej nga Vllaznia si pritëse e cila duhej të ishte treguar më shumë agresive në kërkim të shënimit të golit të parë. Megjithatë pas minutës së 30-të loja sikur u ngjall disi. Fillojnë të krijohen rastet e para teksa do vijmë tek minuta 33-të teksa Sinani e Dhëmbi do të shkojnë tek goli i parë që do sjellë avantazhin e shumëpritur në stadium. Por kënaqësi e këtij goli nuk do zgjaste shumë pasi një gabim në ndërhyrje i Mohamed është ndëshkuar më 11-metërsh nga Sopjani. Goli i barazimit ka kthyer edhe qetësinë në shkallët e stadiumit por për fatin e mirë të shkodranëve, fierkaët gabojnë në një moment në nisjen e një aksioni dhe Lici tregohet shumë altruist duke i shërbyer Sinanit që nuk fal. Një gol që rikthen avantazhin dhe njëkohësisht qetësinë në lojën e tyre. Në pushim shkohet me rezultatin 2-1 dhe duket se në pjesën e dytë do kemi një dominim absolute të vendasve por nuk ndodh kështu. Ata lëshojnë shumë terren sidomos në mesfushë dhe nga kjo përfitojnë fierakët që e kontrollojnë më shumë topin por rrezikojnë pak në portën e Grimës. Nga kjo përfiton Vllaznia që do shënojë edhe golin e tretë sërish me Dhëmbin dhe këtu mbyllet gjithçka. Tre pikë që e çojnë këtë skuadër në kuotën e 7 pikëve në tre javë dhe deri tani gjërat duken se janë në rrugë të mbarë. Apolonia ndërkohë tregoi edhe njëherë tjetër se do jetë një ekip I vështirë për të gjithë këtë sezon.

Agim Canaj, trajner i Vllaznisë :

“E kishim të qartë se do ishte një ndeshje e vështirë dhe ashtu na rezultoi. Apolonia u mbrojt me shumë forca dhe ne e patëm të vështirë ta çajmë por ia arritëm falë aftësive të Sinanit dhe Dhëmbit. Fitorja është e merituar por mua më shqetësojnë dëmtimet e lojtarëve sërish. Smajli nuk mund t’I luajë për shkak dëmtimi, po ashtu edhe Beqiri u largua shumë shpejt nga loja. Ky është kontigjenti që kemi dhe duhet të bëjmë më të mirën e mundshme me të. Sigurisht që kjo fitore më kënaq sepse nuk ishte aq e lehtë ngaqë në moment të veçanta kishim tension."

Gerti Haxhiu, trajner i Apolonisë:

“Kishim përballë një Vllazni pretendente dhe besoj se ndaj saj luajtëm sit ë barabartë. Vendosën episode në këtë ndeshjet, njëkohësisht edhe kualitete të tillë si Dhëmbi e Sinani. Në pjesën e dytë e kemi qarkulluar më tepër topin dhe kur pritej që ne të barazonim, pësuam të drejtën. Kemi një ekip simpatik por edhe të vështirë për të gjithë kundërshtarët. Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë."

Komentet