Klubi Vllaznia përmes një komunikate zyrtare për shtyp ka bërë të ditur dje se ka larguar nga detyra e tij trajnerin e portierëve Avenir Dani. Nuk bëhen të ditura arsyet e marrjes së këtij vendimi megjithatë që nga dita e djeshme ai nuk është më pjesë e stafit drejtues. Ende nuk ka ndonjë emër të mundshëm për zëvendësimin e tij por të paktën ky është vendimi zyrtar i largimit. Por drejtuesit e klubi kanë marrë edhe një tjetër masë ndëshkimore teksa kanë gjobitur portierin Olti Bishani me një rrogë mujore. Arsyeja e këtij ndëshkimi është sepse sportisti në fjalë javën e kaluar ka munguar tre ditë në stërvitje pa lajmëruar asnjërin nga pjestarët e stafit drejtues me pretekstin se ka një dëmtim.

Komentet