Paraqitja shume e mire e brazilianit Kleber Delima, ne miqesoren me Zeten, ka krijuar nje klime pozitive per te, qe te behet pjese e Vllaznise ne kete sezon. “Konsiderohet si nje nga te huajt me cilesore, qe kane ardhur deri tani ne skuader” ishin shprehur qe nje jave me pare specialistet shkodrane per te. Ne te vertete, gjasat jane qe ai ta justifikoje ate CV, qe menaxheri i tij italian, Francesko Capobjanko, ka vene ne dispozicion te klubit Vllaznia. Pasi kaloi peripecite e marrjes se vizes malazeze, mungesa e se ciles e detyroi te qendronte tri dite ne mjediset e hotel “Meteor” ne Shkoder, me te mberritur ne kampingun e Nikshiqit ka filluar stervitjet, duke treguar vlerat e tij si futbollist. Lajmet, qe vinin nga kampingu kuqeblu, ishin mjaft entuziaste, si per te, ashtu edhe per te huajin tjeter qe e shoqeronte, cekun Miroslav Mirosh. Megjithate, ajo, cka e ka bere te evidentohej Delimen ishte miqesorja e luajtur ne pasditen e se enjetes, perballe malazezeve te Zetes. Ne ate ndeshje braziliani tregoi se zoteron ne repartin e sulmit, per cka edhe eshte marre neskuadren kuqeblu. Sulmuesi 28 vjecar, qe ka kaluar nje pervoje te gjate ne disa skuadra europiane e me tej, deri ne Amerike e Kine, eshte bere shume problematik per mbrojtjen vendase, e cila me se fundmi eshte dorezuar, kur topi, i goditur ne menyre mjeshtrore nga ana e tij, nuk eshtendalur dot nga portieri i Zetes, gol qe i ka dhene fitoren Vllaznise. Paraqitja e tij eshte vleresuar se tepermi nga stafi teknik i kuqebluve, por edhe nga drejtuesit me te larte te klubit Vllaznia, te cilet kanλ qene te pranishem ne tribunen e stadiumit “Zeta”. E gjitha kjo do te thote se braziliani Kleber Delima e ka “kaluar klasen” dhe se firmosja e kontrates eshte ceshtje ditesh. Megjithate, ndryshe nga sa ishte deklaruar me pare, burimet zyrtare nga klubi Vllaznia bejne te ditur per “Sport Ekspres” se, edhe pse per momentin jane pelqyer, ata nuk do te jene pjese e Vllaznise per ndeshjen e pare te kupes UEFA, qe do te luhet me 17 korrik me sllovenet e Koper. “Do te jemi shume te matur ne lidhje me keta dy futbolliste, sepse fatura e tyre, ne rast firmosjeje te kontrates, eshte e majme. Ndaj, vetem kur te jemi plotesisht te bindur, atehere dhe do te nenshkruajme me ta”, jane shprehur drejtues te klubit Vllaznia, te cilet kane lene te kuptohet se nje gje e tille mund te ndodhe ne periudhen mes ndeshjes se pare dhe te dyte me sllovenet e Koper. Vete braziliani Delima, ne nje takim qe patem me te ne hotel “Meteor”, aty ku eshte akomoduar se bashku me cekun Miroslav Mirosh, eshte shprehur i kenaqur me bllokun e pare stervitor, qe ka zhvilluar ne perberje te skuadres shkodrane. “Jam ambientuar shume shpejt me kete skuader, dhe kjo fale kultures dhe profesionalizmit qe kane ne pergjithe drejtuesit e skuadres si dhe futbollistet, te cilet me kane pritur mjaft mire”, eshte shprehur braziliani.

Komentet