Nikshiqi, “Ok”
Gjate nje bisede telefonike me Elvinin, i cili vazhdon te jete pjese e grupit kuqeblu ne kampingun e Nikshiqit, ai shprehet mjaft i kenaqur me pergatitjet qe po zhvillon ne perberje te Vllaznise, ne prag te ndeshjes se pare te kupes UEFA. I pyetur per gjendjen fizike, Elvini thote se ndihet mjaft mire. “Mendoj se tashme gjithcka ka kaluar nga problemet fizike, qe me kane shoqeruar deri tani. Jam krej mire dhe po vazhdoj te ndjek me grupin ngarkesen e plote” thote permes linjes telefonike Elvini. Sipas tij, nje rol te konsiderueshem kane edhe seancat serioze qe ai ka zhvilluar ne perberje te Vllaznise ne stervitjet, si ne “Loro Borici”, ashtu dhe ne Nikshiq, te cilat ai i vlereson se tepermi.
Rikthimi si titullar
Nisur nga rritja e dukshme e te gjithe treguesve te tij, te Beqiri eshte formuar besimi i te rikthyerit si titullar ne formacionin e kuqebluve. Nje besim te tille ai e pati shfaqur qe ne seancat perpara nisjes ne Nikshiq, kur edhe tekniku Canaj filloi t’i jape votebesimin, duke e vendosur ne repartin e mbrojtjes. Nderkohe, nje gje e tille ka vijuar edhe ne lojerat e kontrollit, te zhvilluara ne pergatitoren e Nikshiqit. Edhe ne ndeshjen e djeshme miqesore, perballe Decicit te Tuzit, ai luajti qe nga minuta e pare. Por Elvin Beqiri, krahas objektivit per te luajtur titullar te Vllaznia, apo edhe ne ndonje skuader tjeter, kryesisht jashte vendit, ka edhe nje synim tjeter, ate te kombetares shqiptare, mungesa e se ciles prej sa kohesh po e mundon shume. “E rendesishme eshte qe kam lene pas problemet fizike, sepse per te tjerat kam kohe te mjaftueshme ne dispozicion, per te bindur drejtuesit teknike” ka perfunduar Elvin Beqiri per “Sport Ekspres”.