U zbulua tek Vllaznia, mori fame te kombetarja e Brigelit, u poq ne Ukraine, por pikerisht atje u demtua dhe, per shkak te nje keqmenaxhimi te rehabilitimit te tij nga stafi mjekesor, Elvin Beqirit i rrezikoi seriozisht te ardhmen e tij si futbollist. U detyrua te kthehej ne Shkoder e pastaj nje udhetim ne Gjermani, ku specialistet “goditen ne shenje” duke i dhene “jete” karrieres se tij sportive, te cilen ai mendoi ta riniste aty ku pati hedhur hapat e pare, te Vllaznia, e cila se bashku me drejtuesit dhe tifozerine e saj e priti me dashamiresine me te madhe. Qe nga janari i ketij viti e deri tani kane kaluar mjaft kohe dhe tani, pasi ka punuar ne baze te nje plani individuak te hartuar posacerisht per te nga ana e stafit teknik, e ndien veten ne gjendje te thote: “Jam gati!”

Nikshiqi, “Ok”

Gjate nje bisede telefonike me Elvinin, i cili vazhdon te jete pjese e grupit kuqeblu ne kampingun e Nikshiqit, ai shprehet mjaft i kenaqur me pergatitjet qe po zhvillon ne perberje te Vllaznise, ne prag te ndeshjes se pare te kupes UEFA. I pyetur per gjendjen fizike, Elvini thote se ndihet mjaft mire. “Mendoj se tashme gjithcka ka kaluar nga problemet fizike, qe me kane shoqeruar deri tani. Jam krej mire dhe po vazhdoj te ndjek me grupin ngarkesen e plote” thote permes linjes telefonike Elvini. Sipas tij, nje rol te konsiderueshem kane edhe seancat serioze qe ai ka zhvilluar ne perberje te Vllaznise ne stervitjet, si ne “Loro Borici”, ashtu dhe ne Nikshiq, te cilat ai i vlereson se tepermi.

Rikthimi si titullar

Nisur nga rritja e dukshme e te gjithe treguesve te tij, te Beqiri eshte formuar besimi i te rikthyerit si titullar ne formacionin e kuqebluve. Nje besim te tille ai e pati shfaqur qe ne seancat perpara nisjes ne Nikshiq, kur edhe tekniku Canaj filloi t’i jape votebesimin, duke e vendosur ne repartin e mbrojtjes. Nderkohe, nje gje e tille ka vijuar edhe ne lojerat e kontrollit, te zhvilluara ne pergatitoren e Nikshiqit. Edhe ne ndeshjen e djeshme miqesore, perballe Decicit te Tuzit, ai luajti qe nga minuta e pare. Por Elvin Beqiri, krahas objektivit per te luajtur titullar te Vllaznia, apo edhe ne ndonje skuader tjeter, kryesisht jashte vendit, ka edhe nje synim tjeter, ate te kombetares shqiptare, mungesa e se ciles prej sa kohesh po e mundon shume. “E rendesishme eshte qe kam lene pas problemet fizike, sepse per te tjerat kam kohe te mjaftueshme ne dispozicion, per te bindur drejtuesit teknike” ka perfunduar Elvin Beqiri per “Sport Ekspres”.

Komentet