“Humb” Delain
Mbrojtësi i njohur kongolezo-gjerman Sasa Dealin ende nuk po jep një sinjal rikthimi nga Gjermania, vendi edhe ku jeton. Edhe pse arsyet e publikuara në shtyp flasin për vonesa për arsye familjare, ato duken qartasi të jenë për arsye financiare. Një burim tha për “Albania-sport”, se Tirana ndodhet në fazë të avancuar kontaktesh me ish-lojtarin e Partizanit, por shuma e kërkuar fillimisht nga Delain, i ka befasuar drejtuesit bardheblu.
Faza përgatitore
Nikshiqi i Malit të Zi do të jetë edhe vendi ku Vllaznia, pjesëmarrëse në Kupën UEFA do të kryejë fazën përgatitore, një ambient i njohur mirë për skuadrën shkodrane, që do të kalojë aty 10 ditë stërvitje përpara së luajë zyrtarisht ndeshjen e parë në Kupën UEFA, më 17 korrik. Shorti do të hidhet, më 1 korrik në Nion të Zvicrës, ku përballë shkodranëve mund të jenë skuadra nga Izareli, Kroacia, Serbia, Qipro (te Omonia luan Klodian Duro), Sllovenia.