I jane gezuar jashte mase sportdashesit e Vllaznise fitimit te Kupes se Shqiperise nga skuadra e tyre, por ka shume mundesi qe ata te udhetojne diku jashte Shkodre, per te ndjekur ndeshjen e saj per per kupen UEFA. Kur ka mbetur me pak se nje muaj nga data e ndeshjes se pare te turit te pare eliminator te ketij kompeticioni europian, situata eshte alarmante, pasi stadiumi “Loro Borici” nuk ploteson standardet, qe kerkon UEFA per veprimtari te ketij rangu. Kete shqetesim e percjell per “Sport Ekspres” drejtori ekpzekutiv i klubit Vllaznia, Ardian Zaganjori, i cili ben prezent problemet qe duhen zgjidhur, per te bere qe stadiumi “Loro Borici” te prese ndeshjet zyrtare nderkombetare. “Dy dite me pare ne klubin tone kane ardhur perfaqesues te UEFA-s, te cilet, pasi inspektuan stadiumin, konstatuan mangesi ne disa drejtime, per te cilat lane edhe detyrat konkrete, si permiresimi i kushteve brenda mjediseve te stadiumit, rrethimin e tij, ndricimin dhe sidomos infrastrukturen rreth impiantit”, thote me preokupacion drejtori Zaganjori. Me te njejtin shqetesim eshte shprehur edhe mjeku sportive i klubit, Zyhdi Ηoba, i cili ka qene prezent ne stadium edhe gjate inspektimit qe perfaqesuesit e UEFA-s bene ne “Loro Borici”. Sipas tyre, situata eshte me te vertete shume alarmante, sepse me kete gjendje qe kane konstatuar te derguarit e UEFA-s, rrezikohet seriozit zhvillimi i ndeshjeve ne “Loro Borici”. Dhe, nese do te ndodhte me te vertete keshtu, do te ishte nje mekat i madh ndaj tifozerise shkodrane, duke i mohuar ndjekjen nga afer te ndeshjes, pa llogaritur demin e madh financiar te vete klubit, apo ndikimin ne krijimin e nje atmosfere entuziaste, qe ngjall ne qytet nje ndeshje nderkombetare e permasave te tilla. Perfaqesuesit e klubit thone se, me nje vendim urgjent te drejtuesve jane vene ne dispozicion edhe shumat financiare dhe qe nga dje ka filluar puna per te riparuar defektet e konstatuara nga inspektoret e UEFA-s. Por problemi me shqetesues paraqitet ne mjediset qe rrethojne stadiumin, ku pervec nje tregu aspak ne vend te pershtatshem dhe sherbimeve te tjera jashte funksionit te nje impianti te tille, “alarmi” me i madh vazhdon te mbetet pjesa e rruges kryesore qe te con ne tribunen qendrore, qofte te asaj ku mberrijne ekipet sportive dhe autoritetet perkatλse, por ne te njejten kohe edhe te tribunave perballe, qe jane ne gjendjen me te mjerueshme. Ka vite qe premtohet nga pushteti lokal per nje nderhyrje ne keto mjedise, por deri tani nuk eshte bere asgje. Ne kete situate, duhet operuar ne menyren me urgjente, nese shkodranet kerkojne te ndjekin skuadr`n e tyre ne ballafaqimet e UEFA-s ne stadiumin e tyre. Me kete rast e kane cuar jo pak zerin edhe drejtuesit e klubit, te cilet kerkojne patjeter vemendjen e bashkise per te kapur ne dore situaten sa nuk eshte vone, madje me kete rast ato vene ne dukje edhe premtimet e kryeparlamentares Topalli ne diten e fitimit te kupes kur I priti ne zyren e saj, si dhe pak dite me pas edhe nga vete shefi I ekzekutivit te qeverise shqiptare, kryeministri Berisha, jo vetem per permiresimin e kushteve te kesaj rruge, por edhe me tej, per ndertimin e nje kompleksi te ri sportive ne kete qytet, qe sipas tyre e merin me historine, traditen dhe arritjet e suksesesshme qe ka ne shume sporte. Me date 5 Korrik te muajit te ardhshem, perfaqesuesit e UEFA-s do te jene te pranishem serishmi ne ne qytetin e Shkodres per te pare nga afer zbatimin e detyrave te lena, sepse ndeshjet e turit te pare te kompeticionit te UEFA-s qe do te luhen me 17 dhe 31 Korrik jane ne prag, dhe nese situata nuk do te jete normale, ashtu si e kerkoje ato, atehere ato kane paralarmeruar se do t’I drejtohen menjehere FSHF-se per te fiksuar nje tjeter stadium shqiptar qe I ploteson kushtet per te zhvilluar ndeshjet tona’, ka perfunduar per “Sport Ekspres” zoti Zaganjori.
Canaj e Cani, te preokupuar
Sulmuesi Nevian Cani me se fundi ka arritur te behet pjese e grupit te kuqebluve, kur dje eshte bashkuar me skuadren ne seancen e radhes. Qe me ardhjen e tij ne krye te kuqebluve, tekniku Agim Canaj ka shprehur deshiren ta kishte ne perberje te skuadres sulmuesin shkodran, i cili nga specialistet konsiderohet si me i shpejti i kampionatit shqiptar. Por nje demtim i rende, ne javet e fundit te sezonit te kaluar, kur luante si i huazuar me Flamurtarin, i ka krijuar probleme Canit ne lidhje me gatishmerine e tij fizike. Kesisoj, ndersa skuadra filloi pergatitjet ne Shkoder, ai ishte i detyruar te udhetonte cdo dite ne Podgorice te Malit te Zi, per te kryer seancat e terapise rikuperurse me mjekun specialist te kombetares malazeze te futbollit. “Fatmiresisht, tani duket se u kam dhene fundketyre seancave, sepse doktori malazez me ka rekomanduar te bashkohem me skuadren ne stervitje”, thote Nevian Cani. Tekniku Canaj dhe futbollisti Cani kane biseduar gjate perpara fillimit te seances, ku dukej qarte interesimi i njeshit te pankines, per te ditur realisht gjendjen e futbollistit. Mesa shikohet, Canaj kerkon ta kete si nje alternative serioze per repartin e sulmit, kur akoma nuk dihet sakte gjendja e Sinanit, i cili po kryen te njejtin itinerar, qe ka bere perpara tij Cani, por pa lene menjane edhe shqetesimin e nje largimi te mundshem aq te perfolur te Xhevahir Sukajt. Eshte konfirmuar zyrtarisht, se tekniku nga Mali i Zi, Dervish Haxhiosmanovic, eshte emeruar seleksionier i futbollit shkodran. Sipas Zaganjorit, ne marrjen e ketij vendimi, kryesia e klubit eshte nisur nga vlerat e Dedes, i cili, pervec sukseseve te arritura ne krye te skuadres shkodrane, eshte dalluar edhe per punen me lojtaret e rinj vleresuar jo pak edhe me vlerat qe disponon ne drejtim te punes me elementin e rinj. Per kete mjafton te kujtohet rasti me i fresket, ne aktivizimin e te riut Rraboshta ne formacionin e pare te kuqebluve, si dhe puna e mire me pjesen tjeter te lojtareve te rinj. Ne caktimin e Dedes ne kete detyre kane ndikuar jo pak cilesite morale te tij ne raport me skuadren, por dhe ne trajtimin e te rinjve pa u ndikuar prej nderhyrjeve nga drejtime tendryshme.