Talenti shkodran Xhevahir Sukaj dhe mesfushori Gilman Lika, me shumë premisa nuk do të jenë më pjesë e Vllaznisë. Nga shumë klube jashtë Superiores, në drejtim të dy lojtarëve kanë mbërritur oferta, që nga dy lojtarët janë shikuar me shumë kujdes. Për Likën, interesimi ka mbërritur nga Sioni dhe duket se ky klub kërkon me insitim ta ketë në gjirin e vet këtë lojtar.

Ndërkohë, po ky klub kërkon edhe sulmuesin Sukaj, megjithatë për sulmuesin këto ditë ka shfaqur interesim edhe klubi gjerman i Hertës së Berlinit. Një fakt i tillë mësohet nga burime pranë klubit kuqeblu, por edhe pranë lojtarit. Pavarësisht se të dy stërviten intensivisht nën drejtimin e teknikut Canaj, e ardhmja e tyre edhe nga drejtuesit kuqeblu nuk shihet më me këtë ekip.

Komentet