Kane filluar levizjet e para ne kampin shkodran. Ashtu siç kishte deklaruar presidenti Fushaj, kontaktet e para kane qene me lojtaret qe kane mbyllur kampionatin e kaluar. Keshtu pas bisedimeve te dites se shtune me Elvin Beqirin, Admir Teli dhe Albert Kaçin, ka ardhur edhe firma e pare. nese dy te paret, Beqiri e Teli e kane shtyre per momentin nje gje te tille, nuk ka vepruar keshtu mesfushori me tipare sulmuese Kaçi. Ky i fundit eshte takuar ne darken e se shtunes me presidentin por ka mbyllur gje dhe per rrjedhoje dje paradite ka patur nje tjeter takim me te. Ne kete te fundit nuk ka patur shume nevoje per biseda sepse gjithçka eshte mbyllur shpejt me hedhjen e firmes ne kontraten qe numri 1 i Vllaznise i ka ofruar numrit 10 te saj. Kete e ka pranuar edhe vete Kaçi qe pasditen e djeshme per “Sporti Shqiptar” ka deklaruar: “ Po eshte e vertete qe kam mbyllur gjithçka me presidentin Fushaj. Per rrjedhoje kam hedhur firme ne kontrate dhe per kete arsye edhe nje sezon tjeter do jem pjese e Vllaznise. Jam i kenaqur qe ndodhi keshtu sepse Vllaznia eshte shtepia ime nderkohe qe falenderoj edhe presidentin Fushaj per ate qe po ben per te ndertuar nje skuader pretendente per trofe edhe sezonin e ardhshem”. E bukura e kontratave te Kaçit eshte se ashtu si vjet, edhe kete rradhe ai firmos ose ne diten e lindjes se dites, ose ne dite te aferta me kete pervjetor. Keshtu nese vitin e kaluar ka hedhur firme me 11 qershor, pikerisht diten kur ka mbushur 26 vjeç, kete rradhe e ka bere kater dite me vone dhe njekohesisht kur eshte nje vit me i madh ne moshe. Pas Kaçit ka qene rradha e Osjes per te firmosur para presidentit Fushaj. Mes dy paleve eshte vertete e çuditshme se asnjehere nuk ka patur bisedime te gjata. Ata merren vesh gjithnje shume lehte me njeri-tjetrin dhe bashkepunimi vazhdon. Ne kete menyre skuadra e Agim Canajt tashme zyrtarisht ka edhe nje tjeter lojtar ne organiken e saj per sezonin 2008-09. i pyetur ne lidhje me kontraten qe ka firmosur, Safet Osja per “Sporti Shqiptar” do te shprehej: “Me presidentin nuk ishte e veshtire te merresha vesh. Rame menjehere dakord dhe per kete arsye firmosa kontraten njevjeçare qe mu ofrua. Jam i kenaqur me zgjedhjen qe bera dhe premtoj se serish do jap maksimumin tim per skuadren time te zemres”. Nderkohe lista e takimeve te Fushajt duket se ka patur edhe kontaktet me Sinanin, Doçin dhe Hotin, te fundit qe kane mbetur nga lista e lojtareve qe u ka mbatuar kontrata me klubin kuqeblu. Kjo sepse te gjithe te tjeret jane nen kontrate, madje shumica edhe afatgjate me Vllaznine. Firmosja e kontratave nga Osja dhe Kaçi eshte nje ogur i mire edhe per lojtaret e tjere se shkodranet duan te ndertojne nje skuader pretendente edhe ne sezonin e ri. Behet e ditur nderkohe qe pasi te jete mbyllur gjithçka me vendalinjte, do kerkohet te mbyllet pune ne ditet ne vazhdim edhe me lojtaret e tjere qe jane duke u kerkuar per t’u veshur kuqeblu.
Sporti Shqiptar
Sporti Shqiptar
Komentet