Nje dite me pare ka qene zevendespresidenti i Vllaznise Pjerin Fushaj ai qe ka konfirmuar faktin e rinisjes se bisedimeve me kongolezo-gjermanin Sasha Delain. Ka qene hera e pare qe ndodhte keshtu pasi deri para disa ditesh ekzistonte mendimi se duhej hequr dore nga nje lojtar i tille per shkak te kerkeses se tij te larte financiare. Ne te vertete presidenca e klubit ne listen qe ka shpallur me lojtaret qe do qendrojne nga ata te cilet mbyllen sezonin e shkuar, ka qene edhe emri i tij. Duke qene keshtu, ekzistonte mendimi se “bashkejetesa” mes dy paleve do vazhdonte serish ngaqe do gjendje akordi financiar. Por dje, lojtare te ndryshem te Vllaznise dhe kolege te Delain, kane zbuluar faktin se ai ne mos ka mbyllur pune me Tiranen, eshte drejt realizimit te diçkaje te tille. Kjo ngaqe, gjithnje sipas kolegeve te afrikanit, oferta financiare e drejtuesve bardheblu ka qene shume e mire. Megjithate fakti se tek kjo skuader situata eshte shume pezull, mund te kete krijuar edhe tek lojtari medyshje per te ardhmen dhe jo me kot ai ka vendosur te rilidhe kontaktet me Vllaznise. Biseda sipas zevendespresidentit te kuqeblu eshte bere permes telefonit, oferta i eshte paraqitur dhe tashme pritet vetem vendimi i tij. Delain ka qene nder lojtaret me te mire te kesaj skuadre sezonin e shkuar, sidomos qe nga dhjetori e ne vazhdim. Ai ka paraqitur nje forme stabel duke qene nje garanci shume e madhe ne repartin e mbrojtjes. Sebashku me Telin, jane projektuar te formojne dyshen e qendres se mbrojtes per sezonin e ardhshem dhe ne rradhet e drejtuesve shkodrane ekziston besimi se kongolezi do jete pjese e skuadres edhe sezonin tjeter. ne fakt kontrata e tij akuale me Vllaznine perfundon me date 24 korrik te ketij viti. Kjo do te thote se ai me kete kontrate qe ka, eshte i detyruar te luaje edhe ndeshjen e pare te Kupes Uefa. Por para se te mendohet ne kete menyre, sigurisht qe duhet menduar per firmosjen e nje kontrate te re. 30 vjeçari ka disa sezone qe luan ne futbollin shqiptar dhe per rrjedhoje eshte ambjentuar ne menyre te shkelqyer me te. kjo do te thote se per te nuk ka nevoje shume te mendosh nese do jape ate çfare kerkohet ne fushe apo jo. Siç dihet, ai prezantimin e tij te pare ne kampionatin tone e ka bere pikerisht me Vllaznine per te kaluar pastaj me Partizanin e Flamurtarin. Nderkohe Tirana herepashere ka shfaqur interes per te dhe ne kete menyre edhe insistimi i tij ta patur ne rradhet e saj sezonin e ri eshte i ligjshem ne perpjekjet e saj per te ndertuar nje skuader pretendente per trofe. Se çfare do ngjase kjo mbetet per t’u pare ne ditet ne vijim megjithese pas disa ditesh Delain pritet te vije ne vendin tone per te filluar pergatitjet per ndeshjet evropiane me kuqeblute ngaqe eshte ende nen kontrate me ta.

Sport Ekspres

Komentet