Kane kaluar ca dite qe nga momenti, kur klubi shkodran njoftoi publikisht nderprerjen e bashkepunimit per sezonin e ri, me shtate futbolliste, qe deri tani kishin qene pjese e Vllaznise. Vendimi nuk ka mbetur pa u komentuar ne menyrat me te ndryshme, ndersa peshen me te madhe e ka ndjere “shtateshja”, per me tepe qe, sikurse thone vete ata, gjithcka e kane mesuar vetem permes mediave. Flitet se se shpejti ata do te japin nje konference per shtyp, megjithate, njeri prej tyre, ai qe ka mbajtur shiritin e kapitenit, portieri Armir Grima, mori persiper te sqaronte disa gjera permes intervistes ne “Sport Ekspres”.
- Grima, me ne fund e thyet heshtjen?
Me thene te drejten, une dhe shoket e mi, te larguar nga Vllaznia, jemi jo pak te shqetesuar per cka po flitet rreth nesh. Mjafton te themi qe gjithcka e kemi marre vesh nepermjet medias, cka nuk ka nevoje per koment.
- Si e gjykoni vendimin e marre nga klubi Vllaznia?
Me vjen shume keq qe detyrohem te flas ne kete menyre, por te Vllaznia nuk u treguan aspak burra, ne raport me marredheniet me kete grup futbollistesh, pjese e te cileve jam edhe une. Ne perfunduam nje sezon jo pak te lodhshem, duke realizuar nje enderr qe shkodrane kerkonin ta benin realitet prej shume vitesh, ndaj nuk ishte e drejte te veprohej ne kete menyre.
- Ju ishit te gatshem te vazhdonit bashkepunimin me kuqeblute?
Personalisht mendoj se kam akoma mundesi t’i jap kesaj skuadre. Madje edhe Bishani do te kishte perfituar mjaft prej meje. Me duket qe eshte rasti te them se “do e kerkoni Grimen”. Edhe pse nje dite vjen ndarja, ne fund te fundit e prisnim nje takim me drejtuesit e klubit, nje falenderim apo mirenjohje dhe kaq, per t’u ndare si njerez e jo te mos na jepet asnje sqarim.
- Cfare kerkoni tashme nga klubi, kur vendimi e thote qarte se nuk do te jeni me pjese e Vllaznise?
Kete e dime mire, por, pertej te tjerave, kemi marre nje sinjal, sikur ne nje mbledhje eshte thene se dy rrogat e fundit te sezonit te kaluar dhe gjysmen e shumes se premios per fitoren e kupes se Shqiperise, qe ka mbetur pa u dhene, do ta marrin vetem ata futbolliste, qe kane per te firmosur kontratat e reja me Vllaznine. Ky do te ishte, me se paku, nje absurditet, per te mos thene padrejtesi.
- Cfare ju ka mbetur ne mendje gjate ketij sezoni?
Mund te them me bindje te plote se ka qene nder sezonet kur kemi punuar nen nje stres te vazhdueshem. Kjo, edhe per faktin se pas cdo ndeshjeje qe ne humbim, ishte gati akuza per shitje. Per mua eshte nje turp i madh qe ndodh keshtu. Puna e tjetrit, e kujtdo qofte ajo, duhet vleresuar dhe respektuar, sepse prej djerses e sakrificave tona Vllaznia fitoi Kupen pas 21 vitesh.
- Ne fakt, jo pak here ka pasur interpretime per rezultate te paramenduara...
Tifozeria, te cilen e falenderoj per mbeshtetjen qe na ka dhene, ne disa raste mund te kete mbetur e pakenaqur, qofte nga skuadra, apo edhe nga une personalisht. Por une betohem se asnjehere Armir Grima nuk e ka shit dhe as nuk e ka tradhetu fanellen kuqeblu te Vllaznise, as nuk kam luajtur me ndjenjat e publikut. Jane te tjere ata, qe e kane bere nje gje te tille, dhe une besoj se fansat tane i njohin mjaft mire. Ne te ardhmen mund te flas dicka me teper rreth kesaj teme.
- Ne nje prononcim per “Sport Ekspres”, ish?trajneri i Vllaznise, Dervish Haxhiosmanovic, edhe ai i larguar nga drejtimi i skuadres, eshte shprehur se “me Grimen eshte gabuar”, madje, ka rekomanduar qe te rishikohet vendimi...
E falenderoj Deden per ate qe ka thene per mua, por eshte momenti te them se marrdheniet e mia me Vllaznine jane mbyllur plotesisht, pas kesaj fyerjeje publike qe me kane bere. Se si do te vazhdoje puna e ime, mund ta deklaroj ne nje konference per shtyp, qe mendoj ta organizoj ne ditet e ardhshme, por, me thene te drejten, une kam qene ne ujerat e lenies se futbollit, por ne nje menyre tjeter, madje duke vazhduar bashkepunimin me klubin. Sidoqofte, per hir te se vertetes me duhet te pohoj se ditet e fundit, pas publikimit te lajmit ne gazete, me kane ardhur shume telefonata dashamirese dhe vleresuese nga miq te mi, futbolliste, trajnere e presidente te skuadrave te tjera, ku edhe me kerkohet bashkepunimi me ta. Gjithsesi, duke i falenderuar, u them se per momentin nuk jam ne gjendje te jap asnje pergjigje, duke menduar ndoshta ta mbyll perfundimisht karrieren time sportive.

Komentet