Komunikatë për shtyp

Presidenca e KF Vllaznia pas mbledhjes së zhvilluar me datë 29/05/2008 me stafin administrativ të klubit dhe njëkohësisht edhe stafin drejtues, ka analizuar sezonin futbollistik 2007-2008 dhe njëkohësisht duke menduar edhe në lidhje me sezonin e ardhshëm futbollistik ka vendosur:

A-Futbollistët:
1. Armir Grima
2.Suad Lici
3.Uliks Kotrri
4.Marenglen Kapaj
5.Ilir Dibra
6.Alban Jusufi
7.Arsen Beqiri
Kanë mbaruar kontratat me klubin tonë dhe nuk do ftohen për të biseduar për kontratat e reja. Për rrjedhojë pasi të dorëzojnë bazën materiale janë të lirë të marrin leje-kalimet.

B-Futbollistët e tjerë:
1.Olti Bishani
2.Gaspër Ndoja
3.Erind Selimaj
4.Admir Teli
5.Elvin Beqiri
6.Edmond Doçi
7.Safet Osja
8.Erion Hoti
9.Ilir Nallbani
10.Sasha Delain
11.Gilman Lika
12.Dritan Smajli
13.Edon Hasani
14.Ndriçim Shtubina
15.Vioresin Sinani
16.Albert Kaçi
17.Xhevahir Sukaj
18.Jasmin Rraboshta
do jenë pjesë e skuadrës së ardhshme. Për këtë arsye do ftohen për të firmosur kontratat e reja dhe do jenë pjesë e Vllaznisë edhe në ndeshjet e Kupës Uefa.

C- Në ditët e para të qershorit, stafi drejtues i ekipit do të zhvillojë një seleksionim me elementin e ri duke përfshirë këtu edhe lojtarët që kanë qenë të huazuar në ekipet e tjera si Guri, Kepi, Tafili, Cani, Perfati, H.Lika ndërkohë që do provohen edhe lojtarë të tjerë si Lini i Adës apo dhe ndonjë tjetër nga ky ekip si dhe elementët më të mirë nga ekipet e të rinjve ku prioritet do t’u jepet atyre të Akademisë së klubit por edhe të rinj të ekipit të Ferid Borshit etj.


Vllaznia.al

Komentet