Presidenca e Vllaznisë ka zhvilluar një mbledhje të gjatë mbrëmë me stafin teknik, ku janë diskutuar gjërë e gjatë problemet e ndërtimit të skuadrës së re. Edhe pse thuhet se është përcaktuar lista e atyre që do të largohen nga skuadra, publikimi i saj është lënë për një ditë të mëvonshme, duke mbetur kështu e mbyllur në “kasafortë”. Opinioni është se anjëherë më parë, në prag të fillimit të përgatitjeve të një sezoni, nuk është ndierë një seriozitet i tillë. Duket se fitimi i Kupës së Shqipërisë i ka motivuar dukshëm kuqeblutë, jo vetëm për një paraqitje dinjitoze në kompeticionin europian, por edhe për të menduar dhe projektuar një Vllazni pretendente për sezonin e ri. Presidenca, me në krye Valter Fushajn, pasi ka nxituar për të emëruar Agim Canajn në krye të pankinës, është duke punuar për plotësimin e skuadrës me elementë të tjerë. Që prej së shtunës të kaluar, edhe në mes ka qenë e diela, për drejtuesit nuk ka pasur pushim. Canaj është parë në tavolinë “kokë më kokë” me presidentin Fushaj, duke projektuar Vllazninë e re. Ndërkohë, krahas hedhjes së firmës në kontratë nga ndonjë futbollist i ardhur, si lezhjani Dritan Smajli, e gjithë vëmendja është përqendruar te fiksimi i emrave të titullarëve të formacionit të sezonit të fundit, që do të marrin miratimin për të qenë pjesë e Vllaznisë edhe në sezonin 2008﷓2009. Kjo ka bërë që mbrëmë, në mjediset e Hotel Colosseo të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme, ku, përveç presidentit Valter Fushaj, kanë marrë pjesë zëvendëspresidenti Pjerin Fushaj dhe pjesëtarë të tjerë, si edhe tekniku Agim Canaj me stafin e tij teknik, por edhe nga administrata e klubit, por edhe me të tjerë të administratës së klubit. Mes tyre është diskutuar me seriozitetin më të madh për hapat e mëtejshëm që pritet të hidhen nga klubi Vllaznia.

Në përfundim të kësaj mbledhjeje, drejtuesit e klubit kanë qenë të mendimit se nuk duhej folur për shtypin lidhur me çka është diskutuar aty. Të paktën kështu kanë thënë teknikut Canaj, ndihmësi i tij Cungu dhe sekretari i klubit Agim Medja, të cilët në një moment pushimi ishin shkëputur në një tavolinë më vete. sikurse po e shihni, tërë këto ditë ne po vazhdojmë të punojmë për ndërtimin e Vllaznisë së re”, thotë Canaj, që ka vijuar: “Nga dita, kur jam vënë në krye të skuadrës, ne kemi pasur rastin të komunikojmë, por do t’ju thoja se do të ishte në të mirë të punës të flasim vetëm pasi skuadra të jetë kompletuar me lojtarët, që do të kem në dispozicion. Atëherë mund të flasim më konkretisht dhe do të jemimë të saktë në përcaktimin e objektivave të Vllaznisë”. Duke mos preferuar t’i përgjigjet interesimit tonë, lidhur me futbollistët që do të largohen nga skuadra, Canaj mjaftohet vetëm duke thënë se “me skuadrën do të bëhen dy testime, më 3 dhe 5 qershor, me një pjesë të lojtarëve të rinj, që janë nën kontratë me Vllazninë, me ata që kanë qënë në Shkodër dhe të tjerët që kanë luajtur në ekipe të tjera. Ndërsa më 11 qershor është lënë që skuadra të fillojë stërvitjen në mjediset sportive të Shkodrës”. Ndërsa për problemet e tjera, ato për të cilat është shumë i interesuar opinioni sportiv, Canaj rekomandon që të komunikojmë me drejtuesit e presidencës. Ndërsa presidenti Fushaj, nga ana e tij, pranon se vendimet, rreth Vllaznisë së ardhshme, janë marrë, por ato do të publikohen në një moment tjetër, kur ta shikojë të arsyeshme stafi.

Sport Ekspres

Komentet