Ndeshja e luajtur ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë në stadiumin Ruzhdi Bizhuta të Elbasanit, ka nxjerrë fitues kuqe-blutë nga Shkodra. Një ndeshje e dominuar nga minuta e parë deri në atë të fundi nga ekipi Shkodran. Kampionët e vendit kanë qënë të shpërfytyruar dhe loja e tyre ka lënë shumë për të dëshiruar. Forma jo e mirë e Klodian Duros ka ndikuar dhe në pjesën tjetër të ekipit. Shkodranët shfaqen rrezikshëm në portën e Osmanit që në minutat e para dhe presioni i tyre do të shpërblehej me gol. Do të ishte Gilman Lika që do të shënonte golin e avantazhit për djemtë e trajnerit Deda. Pas pësimit të golit, pritej një reagim i kampionëve të vendit, por i cili nuk erdhi për asnjë çastë. Vllaznia shfaqet rrezikshëm dhe në dy raste porta e bardhebluve shpëtonë mrekullishtë. Një kombinim i bukur Kaçi - Sukaj e ky i fundit gjuan bukur fluturimthi, por topi përplaset në travers dhe përfundonë jashtë. Do të jetë sërishë talenti shkodran Xhevair Sukaj i cili pas pak minutash do të shpërdoronte një rast ideal për dyfishimin e rezultatit. Ai i vetëm me portierin Osmani ka bërë atë që ishte më e vështirë duke e përplasur topin në trupin e porierit bardheblu. Para përfundimit të pjesës së parë do të vinte dhe goli i dytë dhe i sigurisë për ekipin verior. Sukaj këtë herë nuk ka falur dhe ka dyfishuar rezultatin, duke e dërguar ekipin e tij në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2 me 0. Me të filluarr pjesa e dytë trajneri Mema ka ndërhyrë në skuadër duke bërë zëvendësime. Ai largonë nga fusha Duron, Sinën dhe Vrapin e në vend të tyre ka aktivizuar Arapin, Hajdarin dhe Gjoreskin.Mesfushori elbasanas Duro ka qenë në një dirë të zezë dhe ka qenë lojtari më i dobët në fushë. Pjesa e dytë nuk ka sjellur asnjë ndryshimë në rezultatë dhe në lojë. Vllaznia është treguar e mëshirshme pasi mund të kishte trefishuar ose dhe katërfishuar rezultatin. Vërshëllima përfundimtare e arbitrit gjerman Babak Rafati ka bërë fitues të kupës ekipin Shkoranë.

Klevis Bejkolli

Komentet