Kuqeblutë mendojnë e përgatiten që tani vetëm për sfidën vendimtare të 7 majit

Ekipi shkodran i Vllaznisë, që këtë javë ka filluar të mendojë vetëm për një gjë, ajo është finalja e Kupës së Shqipërisë. Lojtarët kanë filluar që dje të mendojnë vetëm për fitimin e këtij trofeu, që do t’i çonte në kupën UEFA. Kuqeblutë e dinë mirë që për të fituar një trofe të tillë duhet të jenë të vendosur që të tregojnë një
prej lojërave të tyre më të mira, që për hir të së vërtetës në këtë sezon kanë munguar. Megjithatë, ajo që duket se po kërkojnë të bëjnë në këto

pak ditë të mbetura para finales së 7 majit me Tiranën, është maksimumi
i mundshëm i tyre. Dje dhe pardje, lojtarët e Vllaznisë kanë qenë të gjithë në apel në stadiumin “Loro Boriçi”, nën drejtimin e teknikut malazez, Dervish Haxhiosmanoviç, duke krijuar edhe një herë një bindje se ky ekip në këtë takim të vetëm do të mund të japë më të mirën. Ky takim do të jetë jetësor për sezonin kuqeblu. Ky do të jetë
takimi, që atyre mund t’u shpëtojë një sezon të tërë e për këtë, ekipi shkodran duket se në këto seanca stërvitore ka një tjetër optimizëm.
Kampionati Pavarësisht se kjo javë e këtyre përgatitjeve nuk i përket Kupës së Shqipërisë, kjo prej drejtuesve të Vllaznisë dhe lojtarëve të saj quhet java e kupës. Duket se takimi me korçarët ka kaluar në plan të dytë, madje për të në qarqet sportive të qytetit verior as që diskutohet fare. Gjithçka ka një fokusim, i cili ngelet vetëm tek
një emër, që është Kupa e Shqipërisë. Krerët e ekipit shkodran duhet thënë se janë të kënaqur, pasi për këtë sfidë
kanë të gatshëm të gjithë lojtarët e tyre më të mirë, duke qenë se asnjë prej tyre nuk ka probleme dëmtimi apo me dënimet. Prandaj, tekniku Haxhiosmanoviç do të ketë të gjitha mundësitë për të gjetur një 11-ësh, i cili do të jetë në gjendje të japë më të mirën në fushën e lojës.
Përgatitjet
Megjithatë, për këtë eveniment te kuqeblutë nuk kanë filluar të mendojnë vetëm ekipi dhe drejtuesit e tij teknikë, por edhe krerët e presidencës së këtij klubi, të cilët po punojnë që tani çdo detaj që ka të bëjë me këtë ndeshje. Duke filluar që nga projekti i tyre për vendin, ku dhe dëshirojnë të luhet ky takim e deri tek krijimi i kushteve për tifozerinë shkodrane që do ta ndjekë ekipin në këtë sfidë. Presidenti Fushaj, por edhe drejtues të tjerë të Vllaznisë, janë shprehur se tifozëve shkodranë do t’u krijojnë të gjitha kushtet për ta ndjekur skuadrën e tyre të
zemrës me fare pak shpenzime, pasi pjesën më të madhe të udhëtimit dhe biletat do t’i marrë përsipër vetë klubi. Kjo punë ka nisur qysh tani nga ana e drejtuesve kuqeblu.

Komentet