Suad Lici: Bardheblu, tani eshte radha jone
17 Prill   Futbollisti universal i kuqebluve ka besim se per skuadren e tij ka ardhur momenti i suksesit, jo vetem per te marre vendin e trete ne kampionat, por edhe per te kthyer Kupen e Shqiperise ne Shkoder, pas 21 vite pritjeje



Sfida Tirana?Vllaznia ka nisur te futet ne nje rruge interesante. Dy perballjet mes tyre, ne harkun e nje muaji, po komentohen gjate ne opinionin publik, sidomos nga tifozerite perkatese. Pjese e kesaj atmosfere te ndezur jane patjeter edhe protagonistet e fushes, te cilet kane filluar te ngacmohen nga emocionet e ketij fundsezoni. Njeri prej tyre eshte edhe veterani i skuadres, Suad Lici, i cili vazhdon te perligje epitetin “universal”, pasi eshte aktivizuar ne role e reparte te ndryshme, nga njeri ne krah ne tjetrin, shume here edhe ne qender, nderkohe qe per ndeshjen e fundjaves, ndaj bardhebluve ne kryeqytet, pritet te kaloje nga e majta e mesfushes ne te djathten.



Mesazhi drejtuar bardhebluve

Ne karrieren e tij te pasur sportive, Suad Lici ka nje pjese edhe me “arome Tirane”. Me bardheblute ai ka kujtime mjaft te kendshme, si planin e marredhenieve njerezore e deri te kenaqesia e fitimit te dy titujve kampione dhe e dy superkupave. Megjithate, gjithcka i takon se kaluares dhe aktualisht Lici mban te veshur fanellen e skuadres se qytetit te tij, se ciles i sherben me me te miren e mundesive, cka do te vazhdoje ta beje deri ne fund, per te arritur qe Vllaznia te marre pjese ne nje kompeticion europian. “Nuk kam pse ta mohoj, ? thote Lici per gazeten tone, ? se kujtimet eperiudhes kur luaja per Tiranen jane te mrekullueshme. Megjithate, tani qe jam perballe bardhebluve, do t’u percjell nje mesazh: E kemi radhen ne!”. Mesazhi, sipas Licit, eshte jo vetem per ndeshjen e kesaj fundjave, ku do te kerkojne vendin e trete ne kampionat, por me se shumti edhe per ate me te rendesishmen, qe do te luhet me 7 maj, per finalen e Kupes se Shqiperise. “Natyrisht, kujdesi yne do te jete i madh edhe ne ndeshjen e kesaj fundjave, por ajo e 7 majit ka angazhimin tone me te madh. 21 vjet pa kupe ne Shkoder jane shume, prandaj kemi marre angazhim qe t’ia sjellim tifozerise trofeun ne mbeλmjen e 7 majit”, eshte shprehur Lici, me nje optimizem per ta pasur zili.

Komentet