Super-Sinani feston golin e tij të 175-të

Super-Sinani feston golin e tij të 175-të Goli i dytë i shënuar nga sulmuesi shkodran, Vioresin Sinani, në fundin e takimit ka qenë për të i 19-ti në këtë sezon futbollistik, duke e shkëputur atë me 4 gola nga goleadori tjetër i këtij sezoni, sulmuesi i Dinamos, Pejiç. Mirëpo për shkodranin ky ka qenë goli i 175-të me dy skuadrat e kampionatit shqiptar, Vllazninë dhe Tiranën. Me ekipin shkodran, sulmuesi 30-vjeçar ka arritur të shënojë 152 gola, duke i dhënë atij që tani të drejtën për të qenë “Këpuca e artë” e futbollit shkodran për golat e shënuar. Ai është golashënuesi më i mirë i këtij klubi në historinë e tij 89- vjeçare. Por ndërsa ka ende kohë që të përfundojë ky sezon, golashënuesi ka përsëri mundësi për të shënuar. Ai është vetëm një gol larg objektivit që i kishte vënë vetes në fillim të sezonit, megjithatë ky objektiv tani duket i përfunduar, pasi shifra 20 është vetëm një gol larg, e ndoshta këtë sezon ai do të kërkojë jo vetëm arritjen e “Këpucës së artë”, por edhe të kalojë shifrën 23 të golave të shënuar prej tij një sezon më parë. Vetëm në këto tri takimet e fundit, ai ka realizuar 5 gola për ekipin e tij, duke qenë golashënuesi i vetëm i këtij ekipi në to.

Admir Uruçi

Komentet