Ndahet nga jeta Muç Koxhja

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 93 vjeçare një nga emrat më të njohur të klubit të futbollit Vllaznia Muc Koxhja. Sportist, trajner dhe kuadër sporti, ai asnjëherë nuk e ndëpreu lidhjen e tij me futbollin. Është një nga pionerët e parë që ushtroi këtë lojë në vendin tonë dhe pjesmarrës në kampionatet e para të organizuara para çlirimit të vendit. Ka nisur të luajë në mosshën 17 vjeçare dhe është aktivizuar me Vllazninë në vitet 1936-1953. Gjatë kësaj periudhe, është shpallur kampion me të në vitet 1945 dhe 1946. Pas lënies së sportit nis punën e trajnerit teksa për tre sezone drejton skuadrën shkodrane. Muc Koxhja, emërohet për një periudhë edhe si zëvendëtrajner i ekipit tonë kombëtar përkrah hungrazit Miklosh Vadash.
Ai është nderuar me titullin “Mjeshtër Sporti” ndërkohë që falë punës së tij si novator i dalluar ai gëzonte edhe tituj të tjerë si “Mjeshtër i Shquar në profesion”, Laureat i "Çmimit të Republikës” dhe “Hero i Punës Socialiste”. Ndërkohë së fundi klubi i futbollit Vllaznia kishte bërë gati propozimin për Këshillin Bashkiak të Shkodrës për dhënien e një titulli nderi, me rastin e 90 vjetorit të krijimit të këtij klubi.
Ceremonia e varrimit të tij do të zhvillohet sot paradite në orën 10.00.

Fkvllaznia.net shpreh ngushellimet per familjen Koxhja.

Komentet