Kuqeblutë janë në mbyllje të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Shkumbinit, kur sot paradite do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore ndërsa pasdite do ta lënë Shkodrën, për ta kaluar natën në një nga hotelet e plazhit të Durrësit. Pas stërvitjes së djeshme, i kemi kërkuar një prononcim tiranasit Mareglen Kapaj për ndeshjen e nesërme në Peqin. Edhe pse Haxhiosmanoviç akoma nuk e ka deklaruar zyrtarisht formacionin, gjasat janë që Kapaj të jetë në fushën e lojës si titullar, madje në një rol të ri, atë të mesfushorit të qendrës, ku mendohet të luajë me Nallbanin e Hotin. Një lëvizje e tillë bëhet edhe për faktin se Vllaznisë, përveç Kaçit të pezulluar me tre kartona të verdhë, do t’i mungojë edhe Lika, me një tërheqje muskulare. “Po, është e vërtetë që do të jem në formacion”, thotë Kapaj, i cili pranon të ketë marrë edhe konfirmimin e Dedës për këtë, duke u rikthyer si titullar. Në fakt, Kapaj ka qenë ka qenë ndër titullarët më të besuar të Vllaznisë në këtë sezon, por pas mbërritjes në pankinë të teknikut malazias ai mbeti jashtë, qoftë dhe për momentin. Në prononcimin e tij për “Sport Ekspres” Kapaj tregon se nesër do të jetë në fushë dhe do të bëjë më të mirën, duke u vlerësuar njëlloj si edhe më parë, pra, për të qenë titullar në formacion.
Besim tek fitorja
Gjatë bisedës, Kapaj tregohet optimist për një rezultat pozitiv në transfertën me Shkumbinin. Madje, përtej barazimit, Kapaj kërkon edhe trepikëshin, kur thotë se “vetëm ky rezultat na bën që të jemi të qetë në objektivin për të marrë vendin e tretë”. Duke iu referuar skuadrës kundërshtare, por edhe mjedisit ku do të luhet, Kapaj nuk nguron të përcjellë vlerësimet e tij. “Peqini ka ndryshuar tërësisht, jo vetëm si skuadër, por edhe si qytet. Në përbërje të skuadrës janë lojtarë cilësorë e me përvojë. Kam bindjen se edhe atmosfera në stadiumin e Peqinit tashmë është krejt tjetër, çka është parë edhe në ndeshjet e këtij kampionati”, thotë Kapaj, i cili e parashikon ndeshjen shumë të hapur nga të dyja skuadrat dhe më i fituari do të jetë publiku. Kapaj e ka këtë bindje, sepse Vllaznia e ka ndërtuar lojën me theks sulmues, në kërkim të golit sa më të shpejtë, për të mos u përsëritur ndeshja e fazës së dytë, e cila u humb thellë. Megjithatë, tiranasi kërkon të mos marrë përgjegjësitë e asaj humbjeje, pasi ka qenë i skualifikuar pas tre kartonave të verdhë. Ndërsa tani, që është në formacion, beson se do të bëjë më të mirën për skuadrën, në mënyrë që ajo të dalë me sukses.
Lika, në Podgoricë për kurim
Gilman Lika, pasi ka përfunduar seancën e djeshme stërvitore, menjëherë është nisur drejt Podgoricës për t’u mjekuar. I pyetur nga “Sport Ekspres”, ai ka pranuar të jetë i dëmtuar, por jo në atë masë sa për të mos luajtur fare. “Do të bëj të gjitha përpjekjet për t’u riaftësuar për lojë”, ka thënë Lika, por, në krahun tjetër, mjeku sportiv Çoba, pasi është konsultuar edhe me teknikun Haxhiosmanoviç, ka pohuar se futbollisti me 99 për qind nuk do të jetë pjesë e skuadrës në Peqin. Stafi ka lënë të kuptohet se u interson më tepër ta kenë të gatshëm të mërkurën e ardhshme, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, me Dinamon, që do të luhet në “Loro Boriçi”.
Sport Ekspres

Komentet