Nuk eshte se Deda ka levizur shume gjera, kur ka ardhur ne krye te pankines kuqeblu, por njera prej tyre eshte ajo e Safet Osjes. Veteranin shkodran, titullar nder vite, si me Vllaznine, por edhe me Elbasanin, ku luajti ne dy sezone, jemi mesuar ta shohim si pjese e mesfushes. Ne periudhen “Josa” atij iu besua qendra, por me ardhjen e Haxhiosmanovicit u kalua krahun e djathte. Kjo levizje e Osjes u lidh me spostimin e Gilman Likes nga e majta ne qender te mesfushes. “E rendesishme eshte qe t’i sherbej sa me mire skuadres. Nese trajneri eshte i kenaqur me mua ne kete rol te ri, atehere edhe per mua nuk ka problem”, thote Osja, loja e te cilit ne pozicionin e ri eshte vleresuar me pozitive ne ndeshjet e fundit. Sipas specilaisteve, Osja i sherben me mire skuadres ne krahun e djathte, jo vetem ne detyrat mbrojtese, por edhe ne mbeshtetje te sulmit, kryesisht me daljet ne fundore, qe perfundojne me harkime drejt sulmuesve kuqeblu.
Llogarite e ish?kapitenit
Rezultati i ndeshjes se Peqinit do te jete jo pak percaktues ne ecurine e pretendimeve te Vllaznise per vendin e trete, qe duket me i mundshmi per kuqeblute, nisur edhe nga diferenca prej tete pikesh me Partizanin, qe eshte para saj. Ne fakt, “matematika” te lejon qe te fusesh ne llogari edhe kapjen e ketij vendi, apo edhe me lart, por Osja, ashtu si dhe pjesetare te tjere te skuadres, duket se qendrojne “me kembe ne toke”. “Per ta mbajtur kete pozicion ne nuk duhet te gabojme ne ndeshjet ne vazhdim, duke perfshire edhe transferten me Shkumbinin ne fundjave” thote Osja. Duke iu referuar kesaj ndeshjeje, veterani i skuadres shkodrane, i cili sezonin e kaluar mbante dhe shiritin e kapitenit ne krah, ka besim se nuk do te perseritet me ai rezultat negative i fazes se dyte, kur u shpartalluan ne menyren me te pajustifikueshme (0-4). Ndaj, sipas tij, kjo ndeshje u jep mundesi atyre, jo vetem per te kerkuar piket qe u duhen aq teper, por ne te njejten kohe edhe per te larguar nga kujtesa ate humbje te thelle. Nderkohe, duke u hedhur nje veshtrim skuadrave ndjekese qe e pretendojne vendin e trete, ai thote se “dy prej tri skuadrave, qe na ndjekin nga pas, Besa dhe Elbasani, do te ndeshen me njera-tjetren, ndersa Tirana do te jete me e favorizuar, komode, jo vetem se do te perballet me Skenderbeun, tashme te dorezuar, por edhe sepse do te luaje ne shtepi. “Sidoqofte, fati i ketij vendi varet nga ne, qe do te thote se, nese vijojme te mos gabojme, nuk ka pse te bejme llogarite e te tjereve, sepse kemi “gurin dhe arren” ne doren tone”, perfundon per “Sport Ekspres” veterani i kuqebluve, Safet Osja.
Kuqeblute djersijne
Nje hap tjeter i gabuar ne fushen e Peqinit do te krijonte probleme me renditjen, duke ia leshuar te tjereve vendin e trete, e vetmja mundesi praktike per te pretenduar te kapet deri ne fund te kampionatit. Deda e pati thene ne fillim te javes, se “eshte me lehte kur e ke ne dore per ta mbajtur, se sa te kerkosh per t’ia rrembyer tjetrit”. Serioziteti dhe impenjimi maksimal jane pare edhe dje ne seancen stervitore, ne te cilen kuqeblute kane djersitur shum. Trajneri Haxhiosmanovic, qe ne ditet e para te ardhjes ne krye te pankines, i ka meshuar pergatitjes fizike dhe treguesit jane ne permiresim te dukshem. Gjithsesi, nga burime brenda skuadres thuhet se pergatitja fizike nuk eshte se ka munguar ne periudhen “Josa”, por renia e saj eshte shpjeguar me mbingarkesen me ndeshje ne javet e fundit.
nga gazetari i fkvllaznia.net MIRI
Komentet