Vllaznia pas fitores me Flamurtarin (2-0) ndodhet në vendin e tretë, me pikë të barabarta me Besën pas javës së 25-të. Në kampin e malaziasit Dervish Haxhiosmanoviç mbretëron optimizmi. Vllaznia ka si objektiv vendin e tretë dhe fitimin e Kupës së Shqipërisë. Skuadra është në gjendje të mirë psikologjike dhe synon fitoren e radhës. Sulmuesi Vioresin Sinani thotë për “Ora Sport”: “Besoj se do të vazhdojmë rezultatet pozitive. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme. Besoj se dhe në ndeshjet e mbetura të jem i në rrugë të mbarë pasi dhe tri fitoret e fundit na kanë bërë më shumë optimist që dhe Vllaznia t’i realizojë ato objektiva që i ka vendosur vetes. Shpresojmë të arrijmë një rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e radhës (kundër Shkumbinit). Vendi i tretë? Ekipet janë aty-këtu me unë besoj se vendi i tretë nuk mendoj se është i pamundur dhe për të do të luftojmë të gjithë dhe të bëjmë maksimumin për ta mbajtur”. Ish-lojtari i Tiranës flet edhe për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. “Kupa është e rëndësishme që dhe Vllaznia të plotësojë objektivat e veta”. Golashënuesi më i mirë i Vllaznisë dhe i kampionatit shqiptar, me 17 gola thotë: “Besoj se do të shënoj edhe disa gola të tjerë. Fitoret e tij janë dhe më të rëndësishme se sa golat e mi dh e fitimi i ‘këpucës së artë’, pasi ky është edhe një objektiv personal sezonal.

Komentet