Sulmuesi i ri i Vllaznise eshte demtuar ne stervitje dhe nuk dihet akoma koha e rekuperimit.
Kane kaluar disa muaj qe kur Alban Jusufi erdhi nga Sansovinoja tek Vllaznia dhe ne nje interviste, kosovari ben nje bilance te eksperiences se tij ne radhet e kuqebluve.

-Alban, çfare problemit fizik keni?
Kam dhimbje te forta ne shpine dhe me zor ngrihem nga krevati.

-Jeni demtuar ne stervitje?
Po.Kisha nje perplasje me Gilman Liken gjate stervitjes se para tre diteve.

-Po mjeket çfare ju kane thene?
Per momentin asgje por me kane dhene disa ilaçe per te ulur dhimbjet dhe pritet qe te nisem per ne Podgorice per disa kontrolle te hollesishme.

-Ky demtim vjen ne nje moment delikat duke pare qe sapo nderroi kreu i stolit kuqeblu?
Normalisht. Trajneri eshte i ri dhe kisha deshire te isha ne formen time me te mire per ti treguar vlerat reale.

-Mirel Josa ishte tekniku qe ju krijoi mundesine e aktivizimit. Si u ndjete pas largimit te tij?
Me erdhi shume keq sepse ishte nje trajner dhe nje person i shkelqyer. Biles po shfrytezoj rastin ti uroj gjitha te mirat atij.

- Mund te na besh nje bilanc te vogel per kete kohe qe keni kaluar tek Vllaznia deri ne çastet perpara demtimit?
 Mund te them qe do te doja me teper hapesira te tregoj vlerat e mija reale. Nuk kam pasur nje minutazh te madh qe te tregoj nuhatjen time prane portes.

- Mos deshironi te shpreheni qe jeni disi i penduar per ardhjen tuaj tek Vllaznia?
 Absolutisht jo! Perkundrazi.Jam shume i gezuar qe bera kete zgjedhje per disa arsye, por thjesht do te preferoja qe ndoshta te aktivizohesha edhe pak me teper.

- Mund te na i thuash disa prej atyre arsyeve?
 E para eshte qe une e kam si parim qe ne cdo vend ku te luaj une e quaj ekperience positive sepse arrin te marresh dicka nga cdo ekip,ne cfaredo shteti apo qyteti qe te jete.Nje tjeter arsye eshte qe une ndjehem shume mire ne Shkoder. Qyteti eshte shume i bukur dhe njerezit jane teper mikeprites.Me pelqen me te vertet shume Shkodra. Edhe raporti i krijuar me shoket e ekipit eshte nje tjeter arsy qe une nuk pendohem per zgjedhjen e bere. Nuk me ka ndodhur asnjehere te gjej nje pritje te tille nga ana e lojtarve te nje ekipit.Biles dua ti falenderoi te gjith publikisht per kete.

- Po per drejtuesit e ekipit qfare mund ten a thuash?
 Vlejne te njejtat fjale si per shoket e ekipit.Jane shum te sjellshem dhe te rregullt me mua.Me kane ndihmuar sa here kam pasur nevoje dhe me qendrojne afer.

- Cfare mendon per objektivat e Vllaznise kete sezon?
 Une shpresoj qe te vazhdojme ngjitjen ne kampionat dhe kam shume shpresa per fitoren e kupes. Di te them qe te gjithe ne lojtaret do te japim maksimumin per arritjen e objektivave qe ka ekipi.

- Ndoshta edhe me ane te golave tuaj?
 Qesh! Eshte normale per nje sulmues te deshirojne te shenojne sa me teper por kryesorja eshte arritja e objektivave nga ekipi. Pastaj nese vijne edhe golat e mij aq me mire.

- Por per futbollin shqiptar qfare pershtypjes ke krijuar?
 Te them te drejten jam pak i zhgenjyer nga infrastrukturat. Stadjumet dhe fushat e stervitjeve nuk jane ne nivelin e duhur. Kurse mund te them qe ka lojtare shume te mire ne kampionatin shqiptar. Niveli eshte i pelqyeshem dhe te vjen gjynaf qe keto lojtar te mos kene infrastruktura me te mira.

- Po per pezullimin e Shqiperise nga aktivitet nderkombetare qfare mendimit ke?
 Nuk i di hollesirat por me vjen shume keq per kete. Eshte me te vertet nje problem i madh per futbollin shqiptar.Une shpresoj qe gjithqka te zgjidhet sa me shpejt per te miren e futbollit shqiptar.Eshte nje mekat ti privosh tifozat e zjarrte shqiptar nga sporti i preferuar.

- Meqe ra fjala tek tifozat.Qfare pershtypjet ke krijuar per tifozerine shkodrane?
 Kam degjuar fjale shum te mira nga shoket e ekipit dhe para se te vija ketu ne internet kam lexuar se jam shum te zjarrte.Ne disa ndeshje e kam pare madheshtine e tyre por tani sikur jane largura pak.Mendoj se eshte rrjedhoje e lojerave jo shum te mira nga ana jone:tani nuk na mbetet tjeter veqse te rifitojme besimin e tyre me anen e rezultateve.

- Mendon qe me ardhjen e Haxhiosmanoviçit Vllaznia do te arrij ne vendin qe i takon?
 U shpresoj qe po. Ai eshte nje trajner shume prefosional dhe ketu ne Shkoder ka nje reputacion teper te mire per ate qe ka bere ne te kaluaren me Vllaznine. Mendoj se me ndihmen e te gjithe ne do te arrijme objektivat tona. Ane shume positive eshte edhe qe per krah trajnerit eshte nje ndihmes shume i mire, Armando Cungu. Eshte nje person me te vertet i shkelqyer dhe nje profesionist i vertete.

- Si e perjetove diten e pavaresise se Kosoves?
 U gezova pa mase. Si cdo shqiptar. Ishte me te vertet nje dite e mbrekullueshme dhe jam krenar qe pata mundesine ta jetoja kete dite te shenuar per te gjith popullin shqiptar kudo qe ndodhet.

Intervistoi Kel Naraçi

Komentet