Ne ndeshjen ndaj Kastriotit ekipi shkodran ka shfaqur dobesi ne lojen e tij. Disa nga titullaret e kesaj skuadre kane shfaqur dobesi ne paraqitjen e tyre dhe per pasoje kjo eshte reflektuar gjate 90 minutave te ndeshjes. Ajo çfare konstatohet lehte nga te gjithe eshte se skuadra ka dhene maksimumin e saj gjate kesaj periudhe dhe prandaj prej saj nuk mund te pritet rendiment me i larte. Te tjere mendojne se edhe ndryshimi i trajnereve ka dhene efektin e vet ngaqe Haxhiosmanoviç i ka ndryshuar vendin disa titullareve ne fushe. Per pasoje ata nuk po japin rendimentin e duhur dhe duke qene keshtu kjo reflektohet ne loje. Ne fakt kur kane mbetur per t’u luajtur edhe 9 ndeshje mundesite duken te hapura per te sulmuar edhe vendin e dyte por ata qe duan te jene realist, mendojne se nje gje e tille do jete e pamundur per vete faktin se diferenca eshte plot 10 pike mes tyre. Optimizmi megjithate ne rradhet e kuqebluve ekziston dhe disa prej tyre ende besojne tek kjo gje ngaqe ne loje jane edhe 27 pike. Aq me teper kur ne 4 ndeshjet e rradhes, Vllaznia duket se favorizohet edhe nga shorti prej ku mund te marre 12 pike te plota. Duke qene keshtu, atehere edhe shpresat mund te rriten nderkohe qe te pakten vendi i trete sigurohet perfundimisht. Pa lene menjane pastaj dhe Kupen e Shqiperise ku pretendimet jane maksimale per t’i shkuar deri ne fund asaj dhe per te tentuar fitimin e ketij trofeu. Nderkohe skuadra eshte duke vazhduar me intensitet stervitjet teksa dje te pakten kushtet e stervitjes ne fushen e Shtojit kane qene me te mira si pasoje e permiresimit te kohes. Nje gje e tille konsiderohet nje plus i madh per me teper qe prej gati dy javesh nuk eshte zhvilluar nje seance ashtu siç duhet per t’u zhvilluar. Kjo gje e ka rritur impenjimin ne stervitje aq me teper kur ne prag eshte nje ndeshje shume e forte si ajo ndaj Flamurtarit. Shumekush ne Shkoder kete sfide e sheh si nje perballje te dy trajnereve te shkolles jugosllave te futbollit, malazezit Haxhiosmanoviç dhe kroatit Kovaçiç. Kjo mund te kete ndikimin e vet por megjithate ata qe do vendosin do jene lojtaret ne fushen e lojes. Shkodranet kurrsesi nuk duan qe te perserisin “dramen” me Teuten dhe prandaj do tentojne fitoren madje qe ne minutat e para te ndeshje. Ndersa vlonjatet nga ana e tyre do kerkojne te mbrohen per te kundersulmuar rrezikshem ne menyre qe ta zene ne befasi mbrojtjen vendase. Ajo çfare diskutohet eshte se tifozet kane per te pare nje ndeshje shume interesante. Kuptohet favorite konsiderohet Vllaznia por kjo nuk eshte pune e kryer sepse ne futboll ka shume te papritura. Megjithate kuqeblute ne lufte per vendin e trete, pse jo edhe ate te dyte dhe prandaj nuk u lejohet me asnje hap i gabuar ndersa Flamurtari eshte me i qete ne kete drejtim prandaj kuptohet lehte se shkodranet jane me ne presion por ata premtojne se do dine te zgjidhin siç duhet kete ndeshje.Gjergj KOLA -Sinani- Sukaj, sulmi me ne forme i kampionatitNe fakt duhej te ishte ai Pejiç-Plaku i Dinamos por largimi i ketij te fundit drejt Norvegjise e ka dobesuar paksa sulmin blu. Duke qene keshtu ne plan te pare ka dale dyshja e sulmit te Vllaznise Sinani-Sukaj. I pari ka shenuar 15 gola, i dyti 7 dhe te dy sebashku 22. kaq nuk ka shenuar asnje dyshe tjeter sulmuese aktive ne kampionat. Pas tyre vjen ajo Muzaka-Bakaj e Partizani me 17 gola, me pas ajo e Tiranes Duro-Fortuzi po 17. te tjera serioze pastaj nuk ka ne qarkullim dhe si rrjedhoje evidentohet dyshja e Vllaznise. Ne fakt te dy ata jane te lindur per golin. I pari e ka treguar tashme prej sezonesh sa vlen dhe madje pretendon te fitoje “Kepucen e Arte” per te treten here nderkohe qe i dyti evidenton jo vetem per moshen e re por edhe vlerat e tij. Ne kete menyre konstatohet lehte se sulmi per Vllaznine prej vitesh eshte reparti me i mire nderkohe qe gjerat mesa duket çalojne ne repartet e tjera
Sporti Shqiptar