Ka qene ora 13.30 e dites se djeshme momenti i prezantimit te trajnerit te ri te Vllaznise. Themi te ri por ne te vertete per kete skuader dhe per futbollin shkodran ai nuk eshte i tille sepse ka punuar edhe tre here te tjera me pare ne kete qytet. Drejtuesit e klubit kishin lajmeruar gjithe futbollistet por edhe mediat per kete ceremoni prezantimi te Dervish Haxhiosmanoviç i cili ka filluar pune qe dje me kuqeblute. Presidenti Fushaj ka qene i pari qe ka folur ne kete takim te shkurter teksa u ka kujtuar te gjitheve momentin qe po kalon skuadra pa permendur aspak fajtoret por pasi ka permendur emrin e trajnerit te ri, ka kerkuar nga futbollistet angazhim maksimal. “Ju vete e keni çuar gjendjen ne kete pike. Prandaj dua qe tani e tutje te perkushtoheni maksimalisht ne punen tuaj. Nuk dua te degjoj se do t’i krijoni me te voglin problem trajnerit te ri.
Vete e keni prishur kete pune dhe vete duhet ta rregulloni. Vllaznia duhet te dale ne lojen e saj dhe te jete ne vendin qe i takon dhe te mos jete ajo skuader qe pame te shtunen ne fushe ndaj Teutes”. Me pas ka folur shkurt edhe trajneri Haxhiosmanoviç. Njeriu qe ka arritur ta shpalle kjampion Vllaznise ne vitin 2001, qe eshte njekohesisht edhe titulli i fundit i kesaj skuadre, ka fole shkurt. Ai eshte shprehur i kenaqur me emerimin e tij ne krye te skuadres qe ai ka thene se e ka ne zemer. “Vllaznia ka qene dhe do mbetet ne zemren time gjithnje. Eshte skuader shume e dashur per mua nderkohe qe e njoh mjaft mire edhe ambjentin ketu. Njoh shume prej lojtareve dhe i di vlerat e tyre dhe te gjithe sebashku duhet te punojme per ta nxjerre Vllaznine nga pozitat ku ajo ndodhet” - ka thene ai. Shume shkurt sepse mendjen e ka patur tek stervitja. “Do shkojme ne stervitje tani, me mire do flasim atje” - ka vazhduar ai. Kuptohet, nga ato çfare mund t’i kene thene te tjeret se skuadra nuk po kalon nje moment te mire, prandaj dhe “Deda” do te shohe me nga afer kete gjendje. Besimi tek ai ekziston madje e ka premtuar kthesen duke permendur edhe fjalen Evrope. “Jam shume i bindur se Vllaznia ka per te dale nga kjo situate dhe do te arrije objektivin e saj per te qene ne Kupat e Evropes. Une kam shume besim per kete” - ka thene ne fund malazezi qe ka punuar edhe me pare ne Shkoder. Pas ketyre prononcimeve per mediat, skuadra ka vazhduar edhe per disa minuta me presidentin Fushaj dhe trajneret ne nje analize te shkurter te situates qe ajo po kalon. Nga sa behet e ditur, ne kete bisede kritikat e presidentit ndaj lojtareve kane qene me te madhe dhe ne fund ai u ka kerkuar atyre te vihen ne pune sepse skuadra beson tek ata pavaresishst se momenti qe po kalojne nuk eshte me i mire. Ne kete menyre, nga dita e djeshme Vllaznia ka ne krye te saj nje trajner te ri, qe eshte nje njohje e vjeter e saj. Malazezin e duan te gjithe por kjo nuk mjafton sepse skuadra eshte para nje sfide shume delikate si ajo me Besen neser dhe nese nuk kalohet me sukses edhe morali I tij do bjere. Megjithate presidenti Fushaj nuk i ka vene asnje kusht Haxhiosmanoviçit. “Dua prej teje te besh me te miren e mundshme per skuadren”-mesohet t’I kete thene presidentit pasuesit te Joses ne pankinen shkodrane.

Sporti Shqiptar

Komentet