Alban Jusufi eshte nje nga perforcimet e rradhes se skuadres shkodrane dhe pritet qe ta beje debutimin e tij kete fundjave me rifillimin e gjysmes se dyte te kampinatit. “Jam shume i kenaqur qe kam ardhur tek Vllaznia. Ambjenti ishte shume mikprites, njerezit me pelqejne dhe aq me teper qyteti me pelqen. Skuadra eshte ne gjendje te kenaqshme dhe ka shume mundesi per sukses dhe ngjitje ne vendet e siperme te klasifikimit dhe jam shuem i kenaqur qe mua mu krijua mundesia te jem pjese e ketij grupi”, u shpreh ne nje bisede per Albaniasoccer.com, futbollisti Alban Jusufi i cili po kalonte disa dite te veshtira shendetsore.
Futbollisti i ardhur tek Vllaznia, përveç gripit që po kalon në këto ditët e para tek qyteti i ri, duhet të qartësojë edhe problemin e aktivizimit të tij tek skuadra “kuqeblu”.

“Kam ardhur për të luajtur tek Vllaznia, Kemi rënë dakort me drejtuesit e klubit dhe trajnerin Josa që unë të qëndroj tek kjo skuadër deri në fund te sezonit”, theksoi lojtari ne vazhdim te bisedes se tij

Për ish lojtarin e Sansovinos gjithçka në lidhje me proçedurat e leje aktivizimit të tij ka shkuar normal, por nderhyrja e manaxherit te tij ne Itali Sokol Haxhia duke pretenduar se ai nuk duhet te aktivizohet e ka indinjuar se tepermi lojtarin. “Jam federuar me ekipin e Vllaznise dhe gjithcka eshte ne rregull ne FSHF, por Sokol Haxhia ka bere nje ankese ne zyrat e federates dhe nuk deshiron qe une te aktivizohem pasi ai pretendon se eshte manaxheri im. Kjo eshte absurde, kur ky njeri me ka braktisur prej kohesh dhe akoma mendon se eshte manaxheri im, kur nuk interesohet per mua, nuk me ndihmon, por me le ne kater rruget siç bëri në Itali me skuadren e Sansovinos”, vazhdoi prononcimin e tij Albani.
“Nuk e kuptoj se si Sokoli mund te kerkoj leke nga transferimi im tek Vllaznia. Une dhe ai i kemi mbyllur verbalisht marredheniet tona dhe ai si ne media ashtu edhe mua personalisht me ka shprehur se çdo gje ishte mbyllur midis nesh duke shpjeguar se ai nuk ka me pune me mua dhe se nuk ka patur asgje me mua, por me uron vetem fat dhe sukses”, tregon lojtari i sapoardhur tek Vllaznia
“Sokol Haxhia, mua me ka abandonuar dhe nuk me ka ndihmuar tek Sansovino te marre as leket e prapambetura dhe tani qe erdha tek Vllaznia me kerkon qe une ti jap shperblim financiar per transferimin tim, per te cilin ai nuk ka asnje merite sepse kete kalim timin tek skuadra shkodrane e ka ndermjetesuar dhe bere te mundur Mario Cenolli”, shpjegon Jusufi I cili do te shtonte: “Une jam munduar ta kontaktoje Sokolin disa here por ai nuk ka pranuar te pergjigjet dhe te bisedoje me mua”, perfundoje prononcimin e tij per Albaniasoccer.com futbollisti Alban Jusufi.

Kel Naraçi