Ka ndodhur ne momentet e fundit te mbylljes se merkatos. Ekipi i Vllaznise ka federuar dje nje emer teper te rendesishem te futbollit shqiptar. Behet fjale per futbollistin e kombetares sone Elvin Beqiri i cili duket se do luaje me kuqeblute deri ne fund te sezonit. Lajmi eshte bere i ditur nga burime prane klubit shkodran por qe me pas jane konfirmuar edhe nga ana e vete presidentit Fushaj. “ Po , eshte e vertete se e kemi federuar Beqirin. Kemi rene dakord me te per kete arsye dhe per me teper nga sa na ka thene vete lojtari, ai eshte lojtar i lire dhe brenda kesaj jave do bashkohet me Vllaznine”.
Nje lajm i tille sigurisht qe perben nje suprize te bukur per te gjithe tifozet dhe dashamiresit e skuadres shkodrane te cilet ia dine mire vlerat ketij lojtari, produkt i shkolles kuqeblu. Nga ajo çfare mesohet duket se kemi te bejme me nje deshire te vete lojtarit per t’u rikthyer ne Shkoder ngaqe kohet e fundit gjerat nuk i kane shkuar mire ne Ukraine ku ka luajtur. fillimisht ka thyer kemben dhe nga ky demtim ka ndenjur rreth 5 muaj larg fushave te blerta. Nderkohe ne dhjetor Beqiri ka ndryshuar skuader duke kaluar tek nje tjeter e kampionatit te ketij vendi. Megjithate gjerat duket se nuk i kane ecur mire dhe si rrjedhoje ka kerkuar te largohet. Kjo vertetohet me se miri nga fakti kur thuhet se lojtari vjen ne parametrat zero. Sigurisht qe nje lajm i tille ka ngrohur te gjithe ne Shkoder sepse vlerat e ketij lojtari nuk diskutohen. I kenaqur nese realizohet plotesisht ky kalim, eshte edhe trajneri Josa i cili sakaq do te verifikoje nga afer edhe gjendjen fizike te tij. Elvin Beqiri gjithsesi eshte i mirepritur dhe per kete arsye federimi i tij me Vllaznine perben nje surprize te vertete. Nga ato pak fjale qe ka thene presidenti Fushaj, duket qarte se lojtari deri ne fund te javes do jete ne Shkoder. Kontrata e tij me kuqeblute nuk duket asnje problem sepse palet jane marre vesh permes telefonit dhe njekohesisht pritet edhe ardhja e leje-kalimit te tij nga Ukraina. Fakti qe ky lojtar luan ne mbrojtje, repart ky i mbipopulluar ne te vertete, nuk perben asnje shqetesim per stafin drejtues pasi per Beqirin gjithnje gjendet nje vend. Aq me teper qe ai eshte nje lojtar shumeplanesh dhe per kete mjafton te kujtojme faktin se karrieren e tij tek Vllaznia e ka nisur si sulmues. Mbase mund te kemi nje spostim te tij edhe ne mesfushe por deri sa te vendoset per kete gje sigurisht qe duhet bere realitet ardhja e tij sepse ne shume raste te tilla, levizjet nuk jane realizuar ne momentet e fundit. Pengese eshte gjithnje kartoni apo dhe pika te tjera te kontrates qe i lidhin lojtaret me keta klube. Megjithate ne kete rast gjerat duken ndryshe dhe per rrjedhoje Elvin Beqiri tashme pritet ne Shkoder.
Sporti Shqiptar

Komentet