Premtimi i presidentit Fushaj te marten eshte bere realitet dje. Siç kishte deklaruar nje dite me pare numri 1 i klubit shkodran, blerja e pare e Vllaznise eshte konkretizuar. Ilir Nallbani ka mberritur mbremjen e se martes vone ne Shkoder dhe dje ne dreke nuk ka ngurruar te hedhe firme ne kontraten e ofruar nga klubi me i madh verior i Shqiperise. Vete klubi shkodran ka bere te ditur dje se kontrata e firmosur me kete futbollist eshte njevjeçare nderkohe qe pas arritjes se marreveshjes te dy palet jane dukur te kenaqura. Ne te vertete nuk eshte dashur aspak kohe per te arritur ne akordin financiar. Çdo gje ishte mbyllur qe me perpara permes telefonit dhe dje kishte mbetur vetem hedhja e firmes. Vete lojtari eshte shprehur teper i kenaqur pas firmosjes se kontrates dhe per "Sporti Shqiptar" do te shprehej: "Natyrisht qe jam i kenaqur sepse besoj se kam bere zgjedhjen me te mire. Kisha disa oferta nga ekipe te kampionatit shqiptar por vendosa me Vllaznine sepse drejtuesit e saj u treguan me te vemendshem ne kete drejtim dhe insistuan per te me marre. Perpos kesaj, me nxiti edhe emri dhe tradita e ketij klubi qe eshte nder me te miret ne Shqiperi dhe prandaj thashe menjehere "po". Jam i bindur se do ta justifikoj besimin e drejtuesve te ketij klubi sepse pervoja me Elbasanin me ka ndihmuar ta njoh me mire kampionatin shqiptar". Nje arsye tjeter pse 25 vjeçari Nallbani ka vendosur te vije ne Shkoder eshte edhe njohja me zevendestrajnerin Cungu dhe kapitenin e kesaj skuadre Grima. Te tre ata kane luajtur sebashku ne Kosove para disa vitesh dhe pikerisht kjo njohje mes tyre e ben kosovarin Nallbani te ndihet me mire ne momentet e para te nisjes se pervojes se re me skuadren e tij te re. "Une i njoh si Grimen ashtu edhe Armando Cungun qe ne Kosove dhe kjo me nxiti te vija tek Vllaznia sepse e di qe do te gjej nje ambjent te mire. Perpos kesaj vleresoj edhe besimin qe trajneri Josa ka dhene ndaj meje duke me vleresuar dhe duke kerkuar qe te me kete ne skuader". Perpos te gjitha ketyre arsyeve,arsyeja pse ky mesfushor nuk i mori ne shqyrtim ofertat e tjera te klubeve shqiptare por vetem ate te presidentit Fushaj, ka te beje edhe me faktin tjeter se mendon qe me Vllaznine mund te dale ne fund te ketij sezoni ne Evrope dhe aty mundesia per t'u afrimuar eshte edhe me e madhe dhe sigurisht mund te happen edhe horizonte te reja ne karrieren e tij. "Me perberjen qe ka Vllaznia jam shume i sigurte se do jete nder ekipet evendeve te para ne fund te sezonit dhe kesisoj do fitoje edhe te drejten per te luajtur ne Kupat e Evropes. Keto kupa siç dihet jane mundesia me e mire per çdo lojtar per t'u afrimuar dhe prandaj objektivi im si lojtar eshte te beje karriere sa me te mire dhe Vllaznine e shoh si trampolinen me te mire ne kete rast. Jam 25 vjeç dhe besoj tek aftesite e mia dhe mund te luaj ne Evrope"-ka thene ai ne fund te prononcimit te tij te pare si kuqeblu. Ne kete menyre Vllaznia e ka bere realitet hapjen e merkatos duke bere prone te sajen kosovarin qe ka luajtur per nje sezon me Elbasanin. Fakti se ai luan ne qender te mesfushes ben qe trajneri Josa tashme te ndjehet disi me i qete ne kete drejtim pasi ky vend ka qene prej kohesh shqetesimi kryesor i te gjithe drejtuesve te kuqebluve. Tashme mbetet te gjendet edhe nje lojtar per krahun e djathte te mesfushes dhe atehere skuadra mund te quhet e plotesuar megjithese nuk perjashtohet mundesia qe te tentohet edhe per nje sulmues tjeter.
Nallbani firme per Vllaznine: Me te synoj Evropen
Premtimi i presidentit Fushaj te marten eshte bere realitet dje. Si? kishte deklaruar nje dite me pare numri 1 i klubit shkodran, blerja e pare e Vllaznise eshte konkretizuar. Ilir Nallbani ka mberritur mbremjen e se martes vone ne Shkoder dhe dje ne dreke nuk ka ngurruar te hedhe firme ne kontraten e ofruar nga klubi me i madh verior i Shqiperise. Vete klubi shkodran ka bere te ditur dje se kontrata e firmosur me kete futbollist eshte njevje?are nderkohe qe pas arritjes se marreveshjes te dy palet jane dukur te kenaqura. Ne te vertete nuk eshte dashur aspak kohe per te arritur ne akordin financiar.