Me seancen stervitore te paradites se djeshme, te zhvilluar ne fushen sportive te Shtojit, kuqeblute e Vllaznise kane mbyllur ciklin javor, qe i ka ngjare nje "minifaze pergatitore". Gjate diteve qe kaluan Josa nuk ka patur ne dispozicion dyshen Lika-Sukaj, te cilet ishin te grumbulluar nga tekniku Bushati per ndeshjet e kombetares U-21. Ndersa, me ndonje perjashtim te vogel prej demtimeve sporadike, futbollistet e tjere te skuadres kane qene teresisht ne gatishmeri dhe te perqendruar ne pergatitjet per ndeshjen e te dieles se ardhshme, me Elbasanin. Meqe nga ndeshja me verdheblute ndanin akoma shume dite, rreth saj eshte folur fare pak. I pari, qe e hapi "fushaten" anti-Elbasan, ishte Suad Lici, ish-kapiteni kuqeblu, i cili ne pjesen me te madhe te fazes se pare u aktivizua ne repartin e mbrojtjes, duke marre noten 10 per paraqitjen e tij konstante. Ne bisede me te dje pasdite, Lici ka vleresuar maksimalisht seriozitetin e pergatitjeve te javes qe u mbyll dhe, ndonese ka plot shtate dite perpara, ai ka folur per ndeshjen e se dieles, kur shkodranet do presin Elbasanin ne "Loro Boriçi". "Ta fillojme me fitore!", ky eshte urimi qe percjell permes "Sport Ekspres" nje nga lojtaret kuqeblu me me pervoje. Sipas Licit, Vllaznia ka disa arsye qe te mos dale nga kjo ndeshje pa marre trepikeshin ne kete ndeshje, qofte edhe per faktin se po behen shume ndeshje qe nuk fitohet ne shtepi, ndaj dhe duhet prishur nje "syri i keq". "Mendoj se ka ardhur momenti te largohemi nga barazimet, sidomos ne fushen tone, ku duhet te synojme vetem fitoren, perballe cilesdo skuader me te cilen do te ndeshemi. Vetem keshtu mund te kompensojme piket e lena rruges" eshte shprehur Lici.

Sport Ekspres

Komentet