Kishte kohe qe pritej dhe me se fundmi mberriti ajo, qe per shkodranet, por edhe per nje opinion me te gjere, ishte bere jo pak shqetesuese. Kane mjaftuar dy ndeshje radhazi, qe Vioresin Sinani te mberrije ne kreun e listes se golashenuesve me te mire pas ndeshjeve te deritanishme. Por me golat e tij ai ka ngritur moralin e skuadres kuqeblu, e cila duhet thene se kaloi momente aspak te kendshme ne javet e para te kampionatit, kur edhe ai ishte faktor me “shterpesine” e tij jo te zakonte. Duke shkuar me tej, golat e Sinanit kane ndikuar jo pak edhe ne mjedisin futbolldashes shkodran, i cili dje ka percjelle atmosfere entuziaste, fale fitores se thelle ndaj bregdetareve durrsake, qe mund te quhet edhe historike, sepse u arrit ne “Niko Dovana” pas gjashte vite e gjysme.
Parandjenja e fitores dhe basti
Ne nje bisede, te zhvilluar dje paradite, kur “bomberi” shkodran vazhdonte te merrte urimet e jo vetem te atyre qe e ndjekin nga afer futbollin, por edhe te atyre qe nuk shkojne ne stadium, teksa e ndjekin Vllaznine permes shtypit dhe televizionit, Sinani flet shkurtimisht edhe per ndeshjen e se merkures. “Me thene te drejten, gjate gjithe diteve pergatitore ne skuadren tone ka sunduar nje besim shume i madh, se ne kete ndeshje do te dilnim fitues”, thote Viori, i cili shton se skuadra, nen drejtimin e Joses, qe prej barazimit me bardheblute ne kryeqytet, ka ndryshuar teresisht kurs. Sinani thote se ne vetvete ka patur edhe optimizmin per shenimin e golit ne porten durrsake. Madje, ne intimitet me nje grup shokesh, ai zbulon “bastin”, qe kishte vene me njerin prej tyre. “Nuk besoj se eshte per gazete kjo, por me nje shokun tim pata vene bast se do te shenoja gol”, thote Sinani. Ne te vertete, sipas sulmuesit, shoku i tij, i cili eshte nje tifoz “i cmendur” pas Vllaznise, kishte patur si qellim qe te nxiste ate dhe skuadren per ta fituar ndeshjen ne Durres. “Pas ndeshjes, jo vetem qe pagoi bastin, por ne nje ndalese rruges ne kthim per ne Shkoder, ai qerasi tere skuadren per fitoren” ka treguar jo pa humor Viori.
Mesazhi per Flamurtarin
Ajo qe terhoqi vemendjen gjate bisedes me Sinanin, ishte perqendrimi te ndeshja e radhes, perballe Flamurtarit, qe luhet neser ne ora 14:00, ne stadiumin “Loro Borici”. “Une mendoj se duhet ta leme prapa Teuten dhe te mendojme per Flamurtarin, sepse kete ndeshje e konsideroj me te vertete serioze. Skuadra vlonjate ne kete kampionat ka treguar se di te luaje bukur futboll, aq me teper qe ndeshjet me te mira i ka zhvilluar jashte fushes se vet”, thote Sinani. Ne te vertete, serioziteti eshte pare qe dje pasdite, kur nen drejtimin e Joses skuadra ka vazhduar pergatitjet. Ndryshimi ka qene se, e detyruar nga shiu, qe nuk po di te pushoje ne Shkoder, skuadra ka braktisur fushen sportive te Shtojit, te mbuluar nga uji, dhe eshte stervitur ne mjediset e pallatit te sportit “Qazim Dervishi”, gje qe do ta beje edhe sot pasdite. Sipas Sinanit, atmosfera ne skuader eshte mjaft optimiste edhe per kete ndeshje, jo vetem nga trepikeshi i fituar ne Durres, por edhe sepse do te jete serish e kompletuar.
Kuqeblute ne “zonen” e shperblimeve
Perve ngjitjes ne renditje dhe prishjes se “syrit te keq” ne “Niko Dovana”, fitorja ne Durres ka ndikuar edhe ne xhepin e futbollisteve. Bazuar ne sistemin e ri te shperblimeve, qe ka miratuar klubi Vllaznia, trepikeshi ndaj Teutes u shton ne bordero futbollisteve me shume se 500 dollare per secilin. Themi keshtu, sepse, sipas asaj qe shkruhet ne rregullore, 7 pike ne kater ndeshje radhazi shperblehen me 500 dollar. Kesisoj, me tete piket e fituara, me dy barazimet ndaj Beselidhjes e Tiranes dhe dy fitoret ndaj Kastriotit e Teutes, duhet t’u takojne dicka me teper se shifra e miratuar.
VLLAZNIA - FLAMURTARI
Bilanci ndermjet tyre: 131 ndeshje; 62 fitore Vllaznia (e fundit 07.04.2007 2-0), 29 barazime (i fundit 02.02.2007 1-1), 40 fitore Flamurtari (e fundit 02.11.2002 1-0), gol. 223-141
Sport Ekspres