Shtatlarti i mbrojtjes shkodrane, Admir Teli, i konsideruar nga specialistët si futbollisti më në formë gjatë i Vllaznisë në ndeshjet e këtij kampionati, është një ndër pikat kryesore të formacionit kuqeblu. Edhe kur skuadra nuk ka shkëlqyer në rezultate, loja e tij është konsideruar pozitive në veprimet mbrojtëse, por edhe në mbështetjen aktive të veprimeve në mesfushë dhe sidomos në vijën sulmuese, ku dallohet me kalimet drejt fundores, por dhe me shfrytëzimin e goditjeve standarde, falë lojës së tij me kokë.
Mbrojtja, reparti më i konsoliduar
Pas zgjedhjes së Josës, për të kaluar kongolezin Delain përpara, duke ia besuar Suad Licit detyrën në qendër të mbrojtjes, me Telin djathtas dhe Kapajn majtas, të gjithë e cilësojnë pa asnjë ngurrim prapavijën si repartin më të mirë të skuadrës. E tillë ka qenë kjo treshe, Lici-Teli-Kapaj, edhe në ndeshjen e fundit, kur ka funksionuar për mrekulli, ashtu si edhe në atë me Tiranën, në stadiumin “Qemal Stafa”. Duke u ndalur te Teli, i cili 90-minutëshin e fundit e luajti me shiritin në krah, ngaqë shoku i tij Grima mungonte për arsye dëmtimi, duhet thënë se ai i kreu më së miri detyrat, si atë të mbrojtësit të djathtë, ashtu dhe të kapitenit. Për këtë të dytën, me humorin e tij karakteristik, ai thotë se i ka pëlqyer, pasi i është dukur vetja “me pozitë”. Shokët e skuadrës, duke vazhduar në linjën e humorit rreth kësaj teme, thonë se në ndeshjen e kaluar kapiteni i tyre ka qenë me shans, pasi Vllaznia fitoi dhe, si rrallë herë, në fushë mbisundoi “fair-play”, duke mos patur asnjë karton nga të dy skuadrat. Ndaj, ata kërkojnë ta provojnë shansin me të edhe në ndonjë ndeshje tjetër, pse jo, dhe në atë të radhës. Pjesë e këtij humori ka qenë edhe kapiteni Grima, i cili tha se, “edhe nëse rikuperohem për ndeshjen me Teutën, jam gati t’ia lë shiritin sërish Telit”.
Kuqeblutë, gatishmëri “numër një” për Teutën
E vlerësuar si një nga ndeshjet më përcaktuese për të ardhmen e skuadrës, jo vetëm për pikët aq të domosdoshme në këtë periudhë, por edhe për interesat e tyre financiare, pasi një fitore në “Niko Dovana” krijon mundësinë për rikthim në xhepat e tyre të asaj shume, me të cilën u patën gjobitur më përpara, përgatitja anti-Teuta është duke u bërë tepër serioze. “Kemi kaluar në gatishmëri numër një, nëse mund ta quajmë kështu”, thotë Teli. Programi stërvitor i skuadrës shkodrane nuk do të ketë asnjë ditë pushim, deri në ditën e ndeshjes, çka do të thotë që edhe sot, ndonëse e diel, futbollistët do të jenë në fushë, në dispozicion të trajnerit Josa.
Optimizmi për fitoren
“Nuk ka asnjë disktim, që në Durrës do të udhëtojmë për fitore. Kjo, besoj se nuk përbën ndonjë surprizë për askënd dhe në të njëjtën kohë nuk ka pse të nënkuptohet si shenjë nënvleftësimi ndaj skuadrës vendase”, thotë Teli, i cili shton se një objektiv të tillë ata do ta kenë edhe ndaj skuadrave që kryesojnë kampionatin. “Se cila skuadër do të fitojë, do të vendoset në fushën e lojës. do të jetë skuadras që do të luajë më mirë dhe më me pak gabime” ka nënvizuar mbrojtësi shkodran. “Për të qënë të sinqertë, për vetë pozitat tona, por dhe nevojën e domosdoshme që kemi për pikë, edhe pse një barazim në “Niko Dovana” nuk është keq, duhet të them se nuk kënaqemi me të. Ne do të kërkojmë me ngulm të marrim pikët e plota, sepse vetëm me këtë rezultat jemi brenda projektit tonë për ndeshjet e kësaj faze”, përfundon Teli, i bindur se, me forcat që skuadra ka në dispozicion, janë plotësisht mundësitë për ta marrë atë rezultat.
Sport Ekspres