Në pamje të parë të krijohet përshtypja se kontigjenti i lojtarëve që ka aktualisht Vllaznia është i mjaftueshëm për të pretenduar trofe. Por në të vërtetë, duke e ndjekur nga afër këtë skuadër, konstaton se për momentin disa prej lojtarëve të saj nuk janë në formën e duhur sportive dhe për rrjedhojë lënë shumë për të dëshiruar. Një gjë e tillë është konstatuar edhe dje në miqësoren e zhvilluar përballë ekipit të Veleçikut. Ndonëse kundërshtari ishte inferior (merr pjesë në kampionatin e kategorisë së dytë), në fushë nuk mund të bëje dallime të mëdha mes lojtarëve të të dy ekipeve. Formacioni me të cilin luajti Vllaznia në këtë miqësore ishte ky: Grima, Ahi, Guri, Kepi, Doçi, Terolli, Simo, Hoti, Leandro, Perfati, Sukaj. U aktivizuan edhe Bishani, Hasani, Bala e Vuçaj. Titullarët kuqeblu e kanë ndjekur këtë ndeshje nga jashtë dhe si rrjedhojë e kanë pasur më të lehtë të gjykojnë ata që i konsiderojnë rivalë. Por në të vërtetë nuk ka qenë e vështirë të dalloje ndryshimin mes tyre. Aq sa trajneri Josa, i cili po e ndiqte nga larg këtë miqësore, ngaqë stafetën ia kishte kaluar ndihmësit të tij, Cungu, u detyrua të lërë vendin ku ishte i akomoduar për t'u ulur në fushën e lojës. Kuptohet që qëllimi ka qenë motivimi i lojtarëve të tij, të cilët po luanin mjaft dobët në fushë. Madje ishin koplikasit ata që po dhuronin leksion me pasime të shpejta dhe dalje të befasishme në sulm.
Madje Veleçiku kaloi edhe i pari në avantazh me anë të Edi Krajës pas ekzekutimit të një 11 metërshi. Ulja e Josës në stolin e skuadrës shkodrane duket se i motivoi disi lojtarët e këtij ekipi që reaguan dhe, përveçse barazuan, kaluan edhe në avantazh. Megjithatë, më shumë rëndësi sesa rezultati i kësaj miqësoreje, pati shikimi i gjendjes së lojtarëve të stolit të Vllaznisë. Shumë prej tyre mendojnë se stafi drejtues i skuadrës u ha hakun dhe për rrjedhojë ndihen të keqtrajtuar. Në të vërtetë, nuk është kështu. Ata kanë probleme me formën e tyre dhe për këtë shembulli më i mirë është ai i brazilianit Leandro. Të gjithë e njohin për talentin e tij dhe klasin që demonstron kur zotëron topin. Dje nuk mund të dalloje asnjë ndryshim mes tij dhe një futbollisti të Veleçikut, që përveçse është amator, nuk gëzon as vetitë e brazilianit. Pretendime kanë të gjithë, dikush thotë se trajneri nuk e aktivizon në pozicionin ku ai dëshiron të luajë, ndonjë tjetër mendon sërish ndryshe, por realisht te Vllaznia të gjithë janë provuar se çfarë dinë të bëjnë. Sinani, Lici, Osja, Kaçi, Nora, Delain apo ndonjë tjetër, edhe mund të mos jenë në një moment të caktuar në formë të mirë, por sërish do të jenë në formacion, sepse ata që duhet t'i zëvendësojnë kanë probleme vetë me formën e tyre. Një shkak i tillë bën që largësia me formacionin e parë sa vjen e rritet dhe për këtë arsye secili prej atyre që sot është në stol duhet të bëjë më të mirën në stërvitje për të qenë sa më shpejt titullar. Nëse ndodh kjo, do të jetë më mirë edhe për Vllazninë, e cila me pretendimet e saj kërkon një vend sa më lart në renditje. Nuk është çudi që, nëse gjërat nuk rregullohen deri në janar, disa prej këtyre lojtarëve të largohen edhe nga skuadra. Presidenti Fushaj herë pas here ka përmendur fjalën reformë, së cilës mbase po i vjen koha.
Sporti Shqiptar

Komentet