Goli i pare i Vllaznise, i shenuar ne porten krutane ne ndeshjen e se dieles qe kaloi, ne “Loro Borici”, ka qene aq i shpejte, sa shume prej te pranishmeve u ka shpetuar pa e pare. Dikush sapo kishte mberritur ne stadium e akoma nuk ishte sistemuar, te tjere te shperqendruar ne momentin e fillimit te lojes, sepse nuk e mendonin nje gol aq “rrufe” qe ne sekonden e 18-te te ndeshjes. Gjithsesi, te gjithe, kur kane mesuar se autor i golit ishte Sinani, kane gezuar me entuziazem me te madh, duke u cliruar nga nje ankth, qe i kishte mberthyer nga shterpesia e “Kepuces se arte”. Pas ndeshjes, kur Viori kishte shenuar edhe golin e tij te dyte, fansat kuqeblu jane shprehur qe “me shume se per fitoren e skuadres, jemi gezuar per golat e Sinanit, pasi tash e prapa, meqe u “thye akulli”, shpresojme se ai do te shenoje te tjere”.
Josa, i lehtesuar - Golat e realizuar nga Vioresin Sinani kane lehtesuar jo pak edhe teknikun Josa, i cili kete fakt e ka radhitur si nder elementet pozitive qe prodhoi skuadra ne ndeshjen me Kastriotin. Josa kishte kohe qe e priste golin e Sinanit, pasi me formen e ketij bomberi lidhen jo pak edhe paraqitja dhe rezultatet e skuadres se tij.
Viori, me i qete - “Pa dyshim qe tani ndihem shume me i qete. Nuk e fsheh se mungesa e golit me shqetesonte jo pak”, thote Sinani nje dite pas ndeshjes Vllaznia-Kastrioti, ku ai ishte protagonist i i fitores, duke u cilesuar si futbollisti me i mire ne fushen e lojes. Ne bisede me te, Sinani ve ne dukje se ndihet mjaft mire ne te gjitha drejtimet, madje, ai thekson se nje gjendje te tille ai e ka patur edhe me pare, pavaresisht se i ka munguar goli. Megjithate, Viori thote se per te nuk eshte aspak vone dhe ai beson qe do te te shenoje gola te tjere, jo vetem per te kompensuar ato qe ka lene mangut ne ndeshjet e meparshme, por per te shkuar edhe me tej. Duke bere nje perllogaritje, kur golshenuesi me i mire deri tani eshte me pese gola, ndersa Sinani ka vetem dy, per te duket se nuk eshte aspak problem per te kapur kreun e listes. Megjithate, edhe pse e ngacmojme per kete teme, ai thote se nuk e ka mendjen fare te rivaliteti per fitimin e “Kepuces se arte”, pasi, sipas tij, ka kohe mjaft. Sinani i ka meshuar mendimit se angazhimi i tij eshte te shenoje per skuadren, ne menyre qe ajote ngjise shkallet e renditjes, mandej, nese keto gola do te sherbenin edhe per trofeun e golashenuesit, do te ishte nje tjeter kenaqesi.


Sport Ekspres