Ashtu sic pat paralajmeruar, presidenti shkodran, Valter Fushaj, vijon te tregohet jo pak i ashper ne marredheniet me skuadren e tij. Dhe kjo per faktin se njeshi i klubit kuqeblu eshte i zhgenjyer nga rezultatet e arritura nga skuadra qe ai sponsorizon. Ai nuk mund te pranoje, sic, thote edhe vete, “shperpjestimin mes investimeve te kryera ne skuader dhe klub ne pergjithesi, me pozicionin qe ka Vllaznia ne tabelen e klasifikimit. Me sa shihet, Fushaj ka vendosur t’i rikthehet “projektit” qe kishte perpara vendimit per te larguar teknikun Josa. Per te mos cenuar figuren e teknikut - ne fakt, ai e ka vleresuar publikisht -kishte ne “sirtar” masat ndaj disa futbollisteve. Tani qe Josa eshte kthyer, ajo qe u la pezull, duket se do te rifutet serishmi ne “teme”. Leandro, Kraja, Sukaj, Ahi e Simo jane paralajmeruar zyrtarisht per pezullim, apo perjashtim nga skuadra kuqeblu. Vendimi eshte marre pas nje konsultimi me stafin dhe pjesetare te tjere te klubit Vllaznia. Ka patur kohe te perpilohej e shkruhej me qetesi, madje duke ia dorezuar futbollisteve ne fjale, shkresen zyrtare ne dore.
Nderhyrja e Joses
Me dijenine edhe te presidentit Fushaj, lajmi ka kapercyer dyert e zyrave te klubit, por kryesisht me nje kerkese personale te teknikut Josa, nje gje e tille nuk eshte percjelle publikisht ne opinion, ndoshta edhe me qellimin e mire per t’i lene kohe reflektimi peseshes se paralajmeruar.
Edhe pse per nje fare kohe, kerkesa e Joses u mor parasysh - te pakten, lajmi te mos e kalonte “Uren e Bahcallekut” - ai filloi te filtroje ne opinion. Nuk ishte i rastesishem deklarimi i para dy diteve i Elvis Krajes, qe i indinjuar per cka po i sillej rrotull, kerkoi te mbronte veten.
Mesazhi per te tjeret
Burime brenda kampit kuqeblu thane per “Sport Ekspres” se ky eshte vetem hapi i pare, dhe nese gjendja nuk do te shkoje drejt permiresimit, qofte me loje dhe me rezultat, “katarsisi” do te jete me “nota edhe me te larta”. Jo vetem ndaj emrave te perfolur, por duke u futur edhe me thelle ne formacion, ne ato pika ku do te konstatohet se punet nuk funksionojne si duhet. Nje gje e tille ka dhene efektin e vete ne radhet e skuadres, e cila e ka shtuar ne maksimum angazhimin e saj, gje qe shikohet qarte me seriozitetin maksimal gjate seancave stervitore te javes. Mesazhi eshte i qarte dhe i drejtperdrejte per gjithesecilin, pa lene jashte stafin teknik. Ditet po kalojne, dhe e shtuna e perballjes me Kastriotin e Krujes afrohet. Dhe, nese gjerat duhen cuar ne vendin e vet, duhet filluar me fitoren ndaj krutaneve. Asgje tjeter nuk eshte e pranueshme per drejtuesit e klubit shkodran.
Sport Ekspres