Dikush e ka quajtur sukses kthimin e kongolezit ne Shkoder. Teksa ai kalonte i shoqeruar me Leandron neper bulevardin qendror, Sasha Delain eshte pershendetur nga jo pak qytetare, mes tyre edhe tifoze kuqeblu, te cilet, duke jetuar me situatat brenda klubit Vllaznia, i thonin nga larg: “Bravo Sasha!”. Gjithcka lidhej me dyshimet qe kishte shkaktuar largimi i tij drejt Gjermanise, edhe pse me leje ngatrajneri dhe presidenti i klubit.

“Nuk e kuptoj, perse ky opinion!”

E njejta situate e ka shoqeruar Sashen edhe ne oret e pasdites se djeshme, kur eshte paraqitur ne fushen sportive te Shtojit, ku me teper se sportistet, nder te cilet kishte prej atyre qe ishin bashkuar me dyshimet e opinionit publik, ka qene nje grup tifozesh qe i eshte gezuar pranise ne stervitje te futbollistit kongolezo-gjerman. Sepse, sikurse e kemi shkruajtur edhe me pare, ne mesjaven e kaluar, kur ai u largua me leje drejt Gjermanise, kishte zera mosbesues per kthimin e tij, qe bazoheshin ne moskorrektesen e ndonje futbollisti tjeter, si Gudiabi te Skenderbeu, perfshire edhe te pretendimet ndaj vete Delainit, kur luante per skuadrat e tjera, kryesisht te Flamurtari. Duke folur me te lidhur me kete fakt, ai eshte shprehur i habitur per kete atmosfere qe e ka rrethuar largimin e tij drejt Gjermanise. “Une e kam shprehur qarte, duke i kerkuar leje fillimisht trajnerit Josa dhe me pas edhe presidentit, se e doja per te shkuar prane familjes ne Gjermani. Kjo eshte e gjitha. Sot jam ketu, ashtu si pata premtuar”, shprehet i qete Delain, ndonese nuk e fsheh zemerimin per mosbesimin qe opinioni ka shprehur rreth kthimit te tij. Me pas, ai sqaron se ne Shqiperi ka mberritur ne mesnaten e se dieles, permes linjes austriake, dhe nga Rinasi eshte drejtuar per ne Shkoder, ne apartamentin privat qe i ka dhene per nje vit klubi i futbollit Vllaznia. Por Delain ka shprehur edhe pakenaqesine, qe nuk mundi te marre familjen e tij me vete ne Shkoder, cka ishte edhe arsyeja e udhetimit. “Kisha deshire t’i merrja me vete, si bashkeshorten ashtu dhe vajzen e vogel, sepse keshtu e kishim lene, madje, edhe pata bere gati apartamentin tim. Por, ngaqe vajza per momentin nuk ishte mire nga shendeti, e lashe edhe kete here, ndoshta deri ne fund te vitit, sepse ne janar do te jete i sigurt bashkimi me ta” ka rrefyer Sasha. Duke qendruar ne kete teme, pra te surpriza qe mund te kete shkaktuar te ndonjeri kthimi ne kohe i Delainit ne Shkoder, ndoshta i vetmi, qe eshte treguar krejt i qete ne tere kete “histori”, ishte tekniku Josa, i cili kishte dhene garancine per dhenien e lejes, duke besuar ne premtimin e futbollistit.

Preferenca per mesfushen

Kongolezi me pasaporte gjermane pati ardhur ne Shkoder per llogari te mbrojtjes, sepse e tille ishte edhe oferta qe iu be atij, por gjate rruges, qofte per nevoja te skuadres, por edhe per preferenca te vete futbollistit, pati nje avancim me perpara drejt mesfushes. Vetem ne dy ndeshjet e para, ndaj Elbasanit dhe Dinamos, ai ishte pjese e repartit te mbrojtjes, ndersa ne te tjerat ai luajti ne mesfushe. Duke folur per kete fakt, Sasha tregon se mesfusha i pelqen me shume dhe, nese do te pyetej, ai do te zgjidhte pikerisht kete repart. “Megjithate, gjithcka eshte ne dore te trajnerit, ne varesi te interesave te skuadres” thote Delain. Ndersa duke kaluar te ndeshja e fundjaves, ndaj Kastriotit, Sasha shpreh optimizmin se nuk do te kete asnje rezultat tjeter, pervecse fitores se Vllaznise. “Eshte momenti qe, pas barazimit me Tiranen, skuadra jone te tregoje se ka hyre ne rrugen e pretendentes dhe tengjise shkallet drejt kreut”, ka perfunduar Delain.

Sport Ekspres

Komentet