Me apo pa dashje, por duket se eshte kthyer ne tradite se sa here qe vjen radha qe ekipi i Vllaznise te luaje perballe Tiranes, asaj i duhet te luaje dhe luftoje ndaj te gjithe faktoreve kryesor dhe anesor qe kane te bejne me nje perballje te tille. Nje fakt i tille u tregua shume qarte edhe ne takimin e fundit. Dhe keta faktore nisin qe nga percaktimi e arbitrave, menyra e tyre se si arbitrojne, mediat, FSHF-ja etj. Ndoshta dikujt i duket paksa e çuditshme nje fraze e tille, por eshte realitet. Dikujt edhe mund te mos i ngjalle ndonje gje te veçante, pasi ashtu i eshte brumosur, por realiteti qendron krejt ndryshe. Gjithmone takimet midis Vllaznise dhe Tiranes kane ngjallur interesimin, jo vetem te tifozerive te dy skuadrave, por edhe te mbare Shqiperise. I njejti interesim duket se vazhdon edhe tani, por me nje ndryshim: shume gjera qe kane te bejne me fatet e nje takimi te tille paracaktohen me perpara, duke nisur qe nga arbitrimi. E themi me bindje te plote se ne keto sezonet e fundit, per nje njeri qe mund t’i shikoje gjerat me syrin e realitetit, na ka marre malli qe te shohim nje gjyqtare qe te arbitroje drejt dhe ne menyre te paanshme takimin midis dy skuadrave me te vjetra te vendit tone, Vllaznise e Tiranes. Kjo nuk ka ndodhur se gjyqtaret tane te futbollin nuk kane aftesi, por keta te fundit te mbrojtur pambarimisht nga FSHF-ja, ndersa kjo e fundit e uzorpuar me te gjitha menyrat dhe rrethanat nga drejtuesit e Tiranes, caktojne arbitra qe arbitrojne sipas qejfit, te diktuar dhe imponuar nga te tjeret, qe kuptohet qe çdo gje do te jete ne krah te ekipit kryeqytetas. Takimi i se shtunes midis Tiranes dhe Vllaznise, mund te quhet si takimi me arbitrimin me korrekt ne keto sezonit e fundit nga nderkombetari Albano Janku, por edhe ketu kishte perseri fenomene per t’u ndalur, qe gjithsesi favorizimi shkoi ne krah te Tiranes. Por me i çuditshem eshte fakti se si edhe te “ashtequajturit” specialiste te "maviolave" televizive nuk i kane kapur keto fragmente, qe kuptohet tashme qe behen me dashje, kur behet fjale per Tiranen, sepse nuk ka zot qe t’i thote. Ky quhet interes dhe jo realitet dhe profesionalizem. Pra edhe ketu Vllaznia shikohet me cinizem, ndersa Tirana me syrin e te priviligjuares. Por jo vetem kaq. Vllaznia ne te tilla raste, kjo ne menyre fare te pa kuptimte, ka kundra edhe median, qe ne shume raste me shume eshte ajo vizive, por nuk ngelet pas as ajo e shkruar. Behen ore te tera televizive dhe radiofonike dhe nje emer kaq i madh sa Vllaznia, jo vetem ne futbollin shqiptar, por edhe ate nderkombetar nuk ze fare vend, madje nje pjese e komentatoreve te ndryshem televiziv flasin sikur e kane shpikur ata futbollit dhe te tjeret nuk kane nuk e njohin fare nje realitet te tille. Por gabohen. Jo shume objektiv duken ne shume raste edhe mediat e shkruara, qe me dashje dhe per interesa te ndryshme, i shmangen realitetit, duke mbrojtur me çdo kusht Tiranen, e duke e konsideruar ne kete menyre Vllaznine si nje skuader te dobet a thua se ajo ndodhet rastesisht ne Superlige. Por ky fenomen ka ndodhur vazhdimisht dhe do te vazhdoje te ndodhe, qe nuk eshte gje tjeter veçse nje semundje e diagnostikuar si “virus i pasherueshem ose vegel e pandreqshme ne duart e Tiranes”. Edhe nje skuader e liges amatore nuk mund te konsiderohet keshtu. Pra edhe kesaj radhe, arbitrat, FSHF-ja, mediat etj, treguan edhe nje here hapur terhiqen ne shumicen e rasteve per hundesh nga Tirana dhe drejtuesit e saj dhe nuk mund ta thone hapur realitetin, por qendrojne te strukur perballe tyre. Gjithsesi historine dhe lavdine e Vllaznise nuk e perbejne segmente te caktuara, qe u duket se sot kane ne dore diçka dhe neser asgje....?!
Mejdan Zhivani
Mejdan Zhivani
Komentet