Pas nje jave te lene pas tashme per skuadren e Vllaznise, e cila ishte e mbushur me zhvillime mjaft interesante ne kampin shkodran, qe gjithsesi nuk mund te quhet se kane efekt pozitiv, pavarsisht zhvillimeve te tyre, duket se per kuqeblute jane dhene shenjat e para te ktheses se shumepritur, qofte ne loje apo edhe ne rezultat. Kjo tregon se ndoshta shkodranet dalngadale do t’i largohen krizes, qe thuajse i kishte kapluar ne te gjitha drejtimet ne pese javet e para te ketij kampionati. Takimi i se shtunes ka paraqitur ne fushen e lojes nje Vllazni krejt ndryshe nga pese javet e para. Jo vetem qe shkodranet moren nje pike me vlere ne kryeqytet, ku edhe mund te kishin marre me shume me pak kujdes, por edhe mund ta kishin lene kete pike, por ajo qe ka me shume rendesi per kete skuader eshte shpirti i larte i gares, qe shfaqi per 90 minuta, gjithashtu edhe ego per te fituar, qe nuk mungoi te asnje futbollist i ketij ekipi. Niveli i lojes se zhvilluar nga futbollistet kuqeblu ndaj bardhebluve kryeqytetas, ka qene vertete shume shpresedhenes, jo vetem per tifozerine e ketij ekipi, por edhe per drejtuesit me te larte te ekipit shkodran, duke perfshire ketu edhe stafin teknik. Shkodranet qe vinin ne takimin ndaj Tiranes, te draumatizuar, qofte nga mosarritja e rezultateve te duhura ne pese javet e para, por edhe per zhvillimet e fundit ne radhet e tyre, ku ne fillim te javes u shkarkua perkohesisht, por me pas u kthyer perseri trajneri Josa, tregon qarte se Vllaznia nuk po kalonte nje periudhe te mire, prandaj takimi i se shtunes, me perpara konsiderohej akoma me i veshtire per ta. Por futbollistet e Vllaznise e mbajten fjalen e dhene para presidentit Valter Fushaj dhe mbare qytetit te Shkodres se do te jepnin maksimumin e tyre ne ccdo ndeshje, duke filluar qe nga takimi i radhes, per ta ndryshuar situaten. Dhe shenjat e para u dhane. Pavarsisht se pika e marre ne kryeqytet ndaj nje rivali si Tirana, per Vllaznine ka rendesine e vet te pamohueshme, por ne krahun tjeter me me rendesi per kuqeblute ka loja e zhvilluar. Ata luajten pa frike ndaj Tiranes, treguan karakter ne fushen e lojes, duke dhene gjithccka. Jane keta faktore qe Vllaznia jo pak here ne perballjet me Tiranen, i ka vuajtur ne aspketin psikologjik, por qe nuk ndodhi keshtu kesaj radhe. Edhe presidenti Fushaj duhet te jete i kenaqur me lojen e zhvilluar nga futbollistet e tij. Ne nje deklarim perpara ndeshjes, Fushaj shprehej “se deshironte te shikonte ekipin e tij te luante fuqishem dhe te tregonte vlerat e veta ne fushen e lojes ndaj Tiranes, ku per rezultati mund te jete edhe cceshtje fati”. Me kete ia linte te nenkuptonte se do te mjaftonte edhe me nje loje bindese kesaj radhe ndaj Tiranes, duke mos i kushtuar shume rendesi rezultatit te takimit, qe gjtihsesi e deshironte edhe ate. Por tani qe skuadra e Vllaznise ka funksionuar ne menyre perfekte, duke bindur me lojen e saj, por edhe duke marre rezultat te kenaqshem, sigurisht qe edhe “bosi” i kuqebluve do te jete tejet i kenaqur. Duket se deri diku Vllaznia ka dale ne lojen e vet ndaj Tiranes, por kjo paraqitje duhet qe te ruhet edhe per ndeshjet e tjera te kampionatit, cc’ka normalisht do t’i cconte shume shpejt shkodranet ne ate vend qe e meriton historia dhe fanella e tyre. Duket se ka te drejte edhe tekniku Josa kur shprehet se kjo paraqitje e bere ndaj Tiranes duhet te ruhet dhe te shikohet ne vazhdimesi, cc’ka le te nekuptoje se i druhet nje fakti te tille, duke pasur parasysh edhe faktin tjeter ndaj skuadrave rivale futbollistet e ccdo skaudre vetemotivohen. Gjithsesi e rednesishme per momentin per ekipin e Vllaznise ka fakti se jane dhene shenjat e para te ktheses ne loje dhe rezultat.
Mejdan Zhivani
Mejdan Zhivani