Presidenti i Vllaznise Valter Fushaj tregon nje fakt shume interesant. Behet fjale per propozimin e Hysen Zmijanit dhene atij per zgjidhjen e situates qe po kalon aktualisht skuadra shkodrane. Zmijani siç dihet ka qene nje nga kandidaturat per postin e trajnerit te kuqebluve dhe per kete arsye paraditen e se henen ai eshte thirrur nga Fushaj per te marre nje oferte te tille. Kete e ben te ditur vete numri 1 i klubit shkodran qe zbulon edhe disa detaje te tjera te bisedes me ish-futbollistin e njohur te Vllaznise dhe ekipit kombetar.
“Te henen e kam thirrur Zmijanin per te biseduar rreth mundesise se uljes te tij ne pankinen e skuadres por vete atij me ka bere nje sugjerim vertet interesant. Ai mendonte se zgjidhja me e mire ishte per rikthimin e Joses serish ne pankine sepse me mire sesa ai askush tjeter nuk mund ta nxjerre skuadren nga kjo situate. Nje mendim i tille me ka lene vertete pershtypje te mire sepse tregonte nje akt qytetarie te nje njeriu qe nuk luftonte per te bere karriere ne dem te dikujt tjeter. per kete arsye ideja dhe mendimi im eshte qe Hysen Zmijanit t’i ofroj postin e drejtorit teknik dhe shpresoj shume qe ai t’i pergjigjet pozitivisht kesaj oferte”-ka thene dje Fushaj. Ne kete menyre edhe per kete çeshtje mbase do jete dita e sotme ajo qe do vendose dhe ne kete menyre nuk eshte çudi qe pasdite para skuadres te jene prezent si Josa ashtu edhe Zmijani.
Sporti Shqiptar