Mirel Josa bëhet trajneri i tretë që shkarkohet gjatë këtij sezoni. Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj e largoi trajnerin tiranas për mungesë rezultatesh: Vllaznia ka marrë vetëm pesë pikë në pesë ndeshje, ku barazimi i fundit me Besëlidhjen duket se kushtëzoi edhe largimin e Mirel Josës. Trajneri i Vllaznisë pason kështu ish-teknikun e Tiranës, Sulejman Starova ( i larguar pas javës së tretë) dhe Stavri Nicën e dorëhequr nga Besëlidhja pas javës së dytë. Duke i shtuar edhe Jani Kaçin, i cili nuk pranoi të drejtonte Skëndërbeun vetëm një ditë para fillimi të sezonit. Burime nga presidenca shkodrane pohojnë se zëvendësuesi i pritshëm i Josës pritet të jetë Edi Martini, i cili gjatë javëve të fundit të sezonit të kaluar drejtoi Luftëtarin e Gjirokastrës. Martini, një nga futbollistët më të talentuar që ka nxjerrë Shkodra ka qenë më parë edhe trajneri i ekipit Kombëtar të Minifutbollit.
Albania Sport
Albania Sport