Diferencat ne historik, ne pervoje apo dhe perberje lojtaresh jane dhe kane qene gjithnje evidente mes ketyre dy skuadrave. Kuptohet qe Vllaznia eshte shume me lart sesa Beslidhja por rivaliteti mes tyre asnjehere nuk ka munguar. Lezhjanet gjithnje jane munduar te mos i hapin rruge kollak “vellait te madh” e madje ka patur raste qe kane fituar edhe ne Shkoder. Megjithate bilanci serish flet dukshem ne favor te shkodraneve te cilet kane fituar 29 takime nder 45 qe jane luajtur. Beslidhja vetem 5 dhe fitoren e fundit ndaj kuqebluve u duhet kohe per ta kujtuar. E kane arritur para 13 vjetesh, me sakte me 9.4.1994. Vete keto shifra flasin qarte se takimi i sotem edhe per shkak te historise do t’i motivoje lezhjanet te kerkojne fitoren. Aq me teper kur nje jave me pare ata munden edhe kampionen ne fuqi te vendit, Tiranen madje brenda ne kryeqytet. Kjo fitore u ka dhene edhe me teper zemer atyre nderkohe qe po kaq e motivuar duket edhe Vllaznia. Ajo i ka bere nje nisje aspak te mire kampionatit dhe si rrjedhoje kerkon te rikuperoje sa me shume pike. Per ta bere kete, kuptohet qe duhet fituar ne Lezhe, nje detyre aspak e lehte kjo per te. Ne keto pozita, duket se ballafaqimi i sotem mes skuadrave do jete shume interesant dhe pritet te ndiqet nga afer prej nje numri te madh sportdashesisht si nga Lezha ashtu edhe nga Shkodra. Presidenti i kuqebluve Valter Fushaj duke e konsideruar si shume te veshtire kete 90 minutesh nuk ka ngurruar te shpenzoje nga xhepi i tij dhe per kete arsye e ka grumbulluar skuadren qe mbreme ne Shengjin. Nje vleresim ky i madh per ndeshjen dhe kete e pranon edhe vete ai kur per “Sporti Shqiptar” do shprehej: “Ne e konsiderojme si shume te rendesishem kete takim prandaj dhe jemi munduar ta vleresojme ne maksimum ate. Na duhen piket dhe prandaj shpresojme t’i marrim te trija ne Lezhe megjithese e parashikoj si shume te veshtire kete takim”. Ne te njejten linje me te eshte edhe trajneri Josa i cili me shume sesa kunderhstarin, ka frike skuadren e tij. Per te e rendesishme eshte qe Vllaznia te dale ne lojen e saj dhe nese kjo ndodh (ne fakt kete kampionat ende nuk e kemi pare plotesisht ate), atehere shanset per te fituar jane ne anen e tyre. “Une e vleresoj se tepermi ekipin e Beslidhjes i cili do kerkoje te na munde edhe ne pasi ka mundur Tiranen javen e kaluar. Skuadra jone eshte pergatitur siç duhet per kete ndeshje dhe ajo çfare shpresoj une eshte qe futbollistet e mi te dalin ne lojen e tyre. Po te ndodh keshtu me siguri qe fitorja do jete me prane nesh megjithese e thashe qe lezhjanet do jene nje kundeshtar i forte per ne, aq me teper qe luajne para publikut te tyre”-ka thene Josa. Ne kete logjike tashme duhet pritur fundi i 90 minutave te sotme per te pare me konkretisht se çfare do ngjase pasi te tre rezultatet jane te mundshme
Sporti Shqiptar
Sporti Shqiptar