- Ne rradhe te pare komplimente per paraqitjen tuaj pozitive me Partizanin.

Faleminderit por ka pak rendesi paraqitja ime kur ekipi nuk arriti nje rezultat pozitiv.

- Meqe dolem te rezultatet negative, si mund ta shpjegoni kete start negativ te Vllaznise?
As ne vete nuk e kuptojme pse, impenjimi ne stervitje eshte maksimal nga i gjithe grupi. Bejme nje volum te madh loje, por fatkeqesisht nuk na del goli.

- Atehere problemi eshte vetem tek sulmi?
Nuk besoj se sulmi eshte fajtori i gjendjes ne ekip pasi sulmuesit tane jane te nje livelit te larte.

- Mendoni se ekipi nuk eshte i kompletuar siç duhet?

Jo nuk besoj!
Presidenca ka bere nje merkato shum te mire dhe lojtaret qe jane afruar jane te gjithe me emer ne kampionatin shqiptar.
Besoj se problemi i vetem mund te jete harmonizimi i jone me njeri tjetrin.

- Besoni se ka te bejne edhe fati pasi nuk po arrini te shenoni?

Ne nje fare menyre po. Siç e thashe ne po prodhojme nje volum te madh loje, si ne ndeshjen me Partizanin, por çuditerisht goli nuk po vjen.

- Si eshte atmosfera brenda skuadres ne kete perjudhe?

Normalisht qe nuk jemi te kenaqur me rezultatet dhe si rrjedhoje morali nuk eshte ne maksimum por çdo dite po stervitemi maksimalisht duke menduar per ndeshjen e radhes.

- Çfare objektivash keni per ndeshjen e radhes me Shkumbinin ne Loro Boriçi?

Objektivi yne i vetem eshte fitorja. Duam me çdo kusht ta fitojme kete ndeshje qe ti tregojme te gjithve se cilat jane vlerat tona reale. Trepikshi me Shkumbinin do te ishte edhe nje zhbllokim per ne.

- Presidenti Fushaj keto dit ka deklaruar se do te kete largime ne ekip. Çfare mund te na thoni ne lidhje me keto deklarata?

Un personalisht nuk di çfare te them per kete problem. E vetmja gje qe mund te them eshte se ky problem do te shqyrtohet pas ndeshjes me Shkumbinin.

- Si mendoni se te do te jete pergjigja e tifozave ne ndeshjen me Shkumbinin?

Me behet qejfi qe dolem tek kjo teme. Ne radhe te pare dua ti falenderoj tifozat e mbrekullueshem shkodran qe edhe ne keto momente te veshtira po na rrijne afer. Un besoj se do te na mbeshtesin edhe ne ndeshjen e radhes dhe ne duhet tja shperblejme me nje fitore ne fushen e lojes. Impenjimi jone do te jete maksimal siç ka qene deri tani.

- Po per ndeshjet qe zhvilluat me shpresat çfare mund te na thoni?

Fitorja qe arritem ne Elbasan me Kroacine ishte e mbrekullueshme.Te gjitha e jepnin Kroacine si favorite por ne arritem te fitonim ndeshjen dhe merrnim tri pike te çmuara.
Por edhe pse ishte nje fitore qe na gezoi shum si ekip, mua me hidheroi pak sepse mora nje karton te verdhe i cili me hoqi mundesine qe te luaja kunder Italise ne Durres.

- Çfare mund te na thoni per ndeshjen kunder Italise ?

Kam qene prane ekipit, por fatkqesisht nuk isha ne fushen e lojes per te ndihmuar ekipin. Kishim nje kundershtar teper te forte perballe, siç eshte Italia dhe loja e mire qe zhvilluam merr edhe me teper vlere. Skuadra ka treguar nje livel te larte loje dhe rezultati nuk ishte aspak i drejte.  Sdq lojrat e fundit qe kemi shfaqur na bejne te jemi optimist per te ardhmen.

- Faleminderit per kohen qe na dedikuat dhe urime per ndeshjet e ardhshme.

Ishte nje kenaqesi te flisja me ju dhe po shfrytezoj rastin te pershendes lexuesit e shumte te faqes tuaj.


Fkvllaznia.net

Komentet