E shtune 15 Shtator 2007, Stadiumi "Qemal Stafa", Tirane


 Partizani - Vllaznia


1 - 0

Shenues: Elis Bakaj 27'



Partizani:

Shehi, Beqiri, Pinari, Osmani, Hallaçi, Devolli, Dhëmbi, Muzaka (53' Karapici), Gjyla (72' Progri), Bakaj, Abilaliaj (60' Shkëmbi). Trajner: H. Lika

Vllaznia:

 Grima, Kraja, Lici, Teli, Osja (73' Leandro), Delain, Kaçi, Sinani, Lika, Kapaj (64' Hoti), Nora (64' Sukaj) Trajner: M. Josa

Kartone te verdhë : Hallaçi, Dhëmbi, Muzaka, Bakaj / Lici, Sukaj

Kartone të kuq : -

Gjyqtarë : S. Velçani (Patos), A. Pregja, E. Doda (Tiranë)


Radiografia:

2' Bakaj ka nisur një top të lartë në drejtim të Abilaliajt, i cili, pasi është çmarkuar në të majtë të sulmit të “demave” ka goditur diagonalisht me portën, por ka pritur në dy kohë Grima.

4' Kundërsulm i Vllaznisë, Sinani del në krahun e majtë të sulmit shkodran dhe gjuan, por Shehi ka pritur.

13' Gabim i Osmanit në kthimin e topit pas për tek Shehi, por “gardiani” i të kuqve shmang rrezkun, duke e devijuar topin në korne.

28' Teli nuk është kuptuar mirë me Krajën në pasimin e topit; ka përfituar atje Bakaj, duke u ikur të dyve dhe, i vetëm përballë Grimës, nga një distancë e aftërt nuk ka gabuar, duke bërë më të thjeshtën, çuar topin në rrjetë. 1-0.

54' Krosimi i fortë i Kaçit ka detyruar Shehin të dalë dhe të grushtojë topin, teksa më pas ka qenë Pinari, ai që ka larguar “sferën”.

60' “Rrëmujë” në zonën e Partizanit; Osmani mundohet të largojë rrezikun, por ia çon topin Delainit në kokë, ka gjuajtur kongolezi, por i pasaktë, teksa Beqiri ka evituar rrezikun, duke e çuar “sferën” përtej mesit të fushës.

62' “Predhë” e Sinanit tokas nga një pozicion i prirët në drejtim të portës së Shehit, por ka pritur portieri durrsak.

69' Sërish goditje e rrezikshme e Sinanit, në kufijtë e zonës, por ka pritur në dy kohë, me vështirësi Shehi.

86' Delain ka goditur me kokë, pas një goditjeje dënimi, por topi i tij ka përfunduar jashtë.

90'+1 Progri, pas një kombinimi me Dhëmbin, ka goditur fort, por ka devijuar Grima.

90'+3 Një supergoditje e Bakajt, pas një aksioni të shpejtë të të kuqve, dhe një superdevijim i Grimës, me këmbë, që i përgjigjet me të njëjtën “monedhë” sulmuesit të Partizanit.

Komenti:

Ka rezultuar shumë me fat për “demat” e Likës, por edhe për tifozërinë (thuajse 3000 fansa), e cila ka shijuar nën dritën e projektorëve këtë sukses të tretë të radhës për të kuqtë. Ka mjaftuar vetëm një gabim, ose më saktë një mungesë koordinimi, ndërmjet dy mbrojtësve shkodranë, Kraja dhe Teli dhe Bakaj nuk ka falur, duke i “dhuruar” Partizanit, tre pikë shumë të rëndësishme, sipas edhe vetë teknikut të kryeqytetasve. Një ndeshje, e nisur me vrull nga ana e djemve të Likës, të cilët duket se e kishin studiuar më shumë se ç’duhet Vllazninë e Josës dhe rasti i parë, i rrezikshëm i ndeshjes vjen pikërisht nga të kuqtë. Nga ana tjetër edhe Josa nuk është se kishte qëndruar duarkryq. Lika i kishte besuar thuajse të njëjtit formacion, si në ndeshjen ndaj Besëlidhjes, me vetëm një “nju entri”, Abilaliajn. Nga ana tjetër, Josa, duke ditur forcën goditëse të “demave” kishte rrshtuar një mbrojtje me katër, dhe shumë e vëmendëshme në pozicionin jashtë loje (për këtë pyesni më mirë Abilaliajn). Megjithatë, është Partizani, ai që gjen golin, pikërisht falë gabimit të mbrojtjes shkodrane. “Demat” nuk kanë se për çfarë të rrezikojnë dhe kërkojnë të menaxhojnë situatën. Nga ana tjetër, Vllaznia hyn në veprim, me anë të Sinanit, Norës dhe Kaçit. Megjithatë, pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e të kuqve. Pjesa e dytë nis me formacione të paprekura. Megjithatë shumë pak do të kalonte, pasi me një Muzakë të lodhur dhe komplet jashtë forme, nuk mund të rrezikohet. Lika mendon ta nxjerrë dhe në vend të tij aktivizon Karapicin. Më pas Abilaliaj i lë vendin Shkëmbit, që bën debutimin me “demat”. Vllaznia duket e nervozuar, edhe pse është ajo që komandon lojën. Të kuqtë ruhen dhe kërkojnë me çdo kusht një kundërsulm të shpejtë. Josa vendos: jashtë Nora dhe Kapaj, në fushë Sukaj dhe Hoti. Vllaznia mer frymë, ndërton, por nuk finalizon. Sinani i vetëm nuk mund të bëjë më tepër. Mbrojtja e kuqe nuk është në ditën më të mirë, por Shehi e shpëton në disa raste. Pjesa tjetër e ndeshjes do të tregojë shkodranët që tentojnë, por lënë shumë hapësira mbrapa, edhe pse të kuqtë duken shumë të ngadaltë për të përfituar. Përfundimisht, Partizani, arrin të marrë trepikëshin e tretë, duke iu “ngjitur” dyshes kryesuese, Dinamo﷓Besa. Javën ardhshme, një tjetër provë “zjarri” me Kastriotin.

Hasan Lika, trajner i Partizanit:

“Kemi vuajtur për të marrë këtë fitore dhe jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Vllaznia zhvilloi një lojë shumë të mirë dhe mund të them se ne ishim të ndërgjegjshëm që ishim përballë një kundërshtari të traditës. Pavarësisht nga rezultatet që ka arritur në këtë fillim, sigurisht që ka zhvilluar lojëra të mira, njëkohësisht edhe sot bëri të njëjtën gjë. Ne faktikisht e filluam jo mirë ndeshjen. Patëm një përmirësim dhe përfituam në shënimin e golit, çka solli një tjetër ekuilibër në lojën e skuadrës. Megjithatë, unë them se skuadra duhet të ishte treguar më e kujdesshme, sidomos në menaxhimin e lojës, aq më tepër në pasimet nga mesi i fushës drejt sulmit, ku kemi gabuar jashtëzakonisht shumë. Vllaznia, nga dëshira e mirë për ta barazuar ndeshjen ﷓ madje iu afrua, por nuk e bëri edhe për meritë të Shehit ﷓ u hap në prapavijë dhe ne kishim mundësi që ta ndëshkonim me gol të dytë. Gjithsesi mendoj se ishte një ndeshje shumë e mirë për Vllazninë dhe një fitore shumë e rëndësishme për ne”

Mirel Josa, trajner i Vllaznisë :

“Kishim një epërsi territoriale në krahasim me Partizanin. Kundërshtari e ngriti lojën, pas shënimit të golit të Bakajt, si pasojë e një gabimi në mbrojtjen tonë. Pra, pavarësisht epërsisë territoriale, që unë mendoj se e patëm në të shumtën e ndeshjes, ne patëm një problem se nuk arritëm të konkretizonim me goditje në portën kundërshtare. Edhe ato gjuajtje që skuadra bëri, nëse do të shikoni u tentua të bëheshin jashtë zonës së 16-shit, sepse dukej thuajse e pamundur të depërtojë në zonë. Pra, mund të them se jam i kënaqur nga loja deri në një farë mase, por kur nuk merr rezultat, çdo gjë shuhet. Jemi në pozita të vështira, duke patur parasysh edhe programin që kemi pasur. Gjithashtu, edhe humbja me Dinamon na ka goditur mjaft psikologjikisht dhe ka ndikuar në pozitat që ne duhet të kishim tani. Duhet të luanim më shumë me krahun e Likës, i cili sot tregoi gjendje shumë të mirë sportive, qoftë në mesfushë, ashtu edhe në mbrojtje”.


Sport Ekspres

Komentet