Leandro da Silva ka ardhur me buje nga Brazili dhe prej tij pritet shume, por ne dy ndeshjet e para te kampionatit nuk ka qene aty ku duhet. Te shtunen e kaluar, ne ndeshjen ndaj bluve ne stadiumin “Loro Borici”, mesfushori eshte larguar nga fusha, i nderruar nga trajneri Josa, veprim qe nuk u kalua pa diskutime dhe komente, perfshi edhe nga mediat. Ne nje fare menyre, Josa e shpjegoi kete situate, kur gjithcka e lidhi jo me gjendjen sportive te Leandros, por me zgjedhjen taktike.
Qejfmbetja prej nderrimit
Ka luajtur ne 45 minutat e pjeses se pare, nderkohe qe pas pushimit ka mbetur ne dhomat e zhveshjes, duke u zevendesuar me Gilman Liken. “Natyrisht, nuk me erdhi aspak mire kur me thane se nuk do te ishame ne loje, sepse personalisht mendoj se gjate pjeses se pare nuk shkova keq”, thote Leandro. Sipas tij, edhe pse e pranon qe nuk ka qene ne formen me te mire, nuk ishte deri ne ate pike sa te largohej nga fusha. Megjithjte, ai tregon se nuk ka asnje pretendim ndaj trajnerit, per vendimin e tij. “Une thashe se nuk me erdhi mire, por kurrsesi s’e diskutoj vendimin qe ai me stafin teknik moren ndaj meje. Ne Shkoder kam ardhur te luaj futboll dhe, si profesionist qe jam, do te vijoj deri ne perfundim te kontrates me klubin Vllaznia. Marredheniet e mia me trajnerin jane krejt normale dhe vendimin e tij nuk duhet ta diskutoje askush”, ka saktesuar braziliani Leandro.
Leandro preferon 3-5-2
Problemi i vendosjes ne fushe nuk lindur tani te Vllaznia, kur qe ne Nikshiq eshte luajtur me 4-4-2 dhe 3-5-2. Josa, duke kerkuar te jete sa me prane futbollit bashkekohor, ka synuar qe ne fillim skemen 4-4-2, por pengese behet mungesa e nje mbrojtesi te djathte te mirefillte. Madje, sipas burimeve brenda skuadres, nje diskutim i tilleeshte bere edhe para ndeshjes me Dinamon, kur thuhet se nje grup futbollistesh kane kerkuar te luhet me 3-5-2. Edhe Leandro duket se ka qene per kete rreshtim. “Nese do te me merrej nje mendim, une jam per skemen 3-5-2”, thote braziliani, duke patur parasysh se keshtu i krijohet mundesia per te luajtur ne qender te mesfushes, aty ku pretendon se i ka mundesite per te dhene me te miren ne fushen e lojes.
Sport Ekspres