Mbrojtësi shkodran, Admir Teli, ka refuzuar çdo hipotezë të mundshme të transferimit nga Vllaznia drejt një skuadre tjetër, ndërsa përflitej se gjatë javës së fundit kishte pasur një interesim nga skuadra e Elbasanit. Futbollisti ka luajtur pikërisht ndaj ekipit elbasanas në fundjavë dhe aktivizimi i tij i heq automatikisht mundësinë e transferimit, megjithatë ai ka dashur të sqarojë që nuk ka ndër mend të lëvizë drejt një ekipi tjetër në Superiore edhe nëse i krijohet mundësia.

"Nuk lëviz nga Vllaznia dhe nuk kam kontakte me Elbasanin, apo me ndonjë skuadër tjetër, ashtu siç është shkruar shpesh në media. Nuk kam biseduar me asnjë skuadër tjetër gjatë merkatos verore, pasi jam nën kontratë me Vllazninë dhe mendoj se me këtë ekip do të luftojmë për titullin", është shprehur dje mbrojtësi shkodran.

 

Gazeta Shqip

Komentet