Me date 10 gusht 1922 lindi nje legjende, lindi futbollsiti i shquar i te gjitha koherave te futbollit shqiptar, lindi kapiteni i kampiones te ballkaniades te 7-te, trofeut me prestigjoz qe sot e ksaj dite ka fituar kombetarja jone, lindi Loro Boriçi !!
Sot mbas 85 vitesh ky futbollist i shquar me emrin Loro Boriçi, kujtohet me krenari nga brezi i ri sportdashes, por fatkeqesisht kjo figure e shquar nuk perkujtohet nga ata per te cilet ka dhene shume, klubi i vendlindjes - Vllaznia, klubi me te cilin fitoi shume trofe Partizani apo edhe kombetarja jone me ne krye FSHF-ne te ciles i dhuroi te vetmin titull prestigjoz.
As edhe nje aktivitet futbollistik nuk u zhvillua ne emer te tij, as edhe nje rubrike perkujtimore ne televizionet e shumta te cilat me sa duket shkruajne vetem per politike, as gazetat e shumta sportive, te cilat me sa duket ishin te zena me "rrenat" e fundit te merkatos.
Po marrim guximin NE, futbolldashesit, qe sa do pak te rikujtojme kete figure te shquar te harruar nga ato te cilet duhet te jene te paret te nderojne nje legjende si Loro Boriçi.
Po shkruajme pak nga jeta e tij ne menyre qe brezat e ardhshem te dine se kush ishte Loro Boriçi dhe ta respektojne ashtu siç po mundohemi te bejme ne....
Loro Borici, mjeshter i madh i futbollit shqiptar, lindi me 10 Gusht 1922 ne Shkoder dhe vdiq me 28 Prill 1984 ne Tirane.
Lindi me 10 gusht 1922 ne rrugen Badraj te qytetit te Shkodres. Qysh ne femijeri e lidhi jeten me futbollin, per te mos u ndare kurre prej tij.
Loro Borici eshte figure e shquar e sportit shqiptar, futbollist i madh dhe i talentuar i kombetares sone.
Ka luajtur ne ekipet e Vllaznise, Lacios dhe Partizanit;
Me Vllaznine ka luajtur nga viti 1937 deri ne vitin 1942.
Me pas u largua nga Shqiperia per ne Itali duke u aktivizuar me ekipin e Lacios per 2 sezone 1942-1943. Me Lacion aktivizohet ne 18 ndeshje duke shenuar 3 gola.
Pas eksperiences ne Seria A, Loro Boriçi kthehet ne atdhe dhe aktivizohet tek ekipi i tij i lindjes Vllaznia me te cilen do te fitoje 2 kampionate rradhas ate te sezonit 45/46 dhe 46/47.
Ne vitin 1948 Loro Boriçi largohet nga Vllaznia dhe bashkohet me ekipin e Partizanit, ekip me te cilin mbyll karrieren e tij si futbollist ne vitin 1957.
Me ekipin e Partizanit fiton kampionatin dhe kupen ne sezonin 1948, 1949 dhe 1957. Po me Partizanin fiton kampionatin e vitit 1956.
Loro Boriçi debuton me kombetaren tone ne vitin 1946 kunder Jugosllavise, ndeshje qe perfundon me rezultatin 2-1 per Shqiperine.
Kapiten heroik i skuadres sone kombetare, fitues i turneut ballkanik te vitit 1946 midis shteteve te Shqiperise, Bullgarise, Jugosllavise dhe Rumanise. Gjithashtu Loro Boriçi shpallet lojtari me i mire i ketij aktiviteti.
Ne rradhet e kombetares Loro Boriçi luan 24 ndeshje duke shenuar 6 gola.
Pervec karrieres se sukseshme si futbollist me Vllaznine, Lacion dhe Partizanin, Loro Boriçi, ka qene trajner me Perfaqesuesen tone, me Partizanin, Flamurtarin dhe Lokomotiven.
Mjeshtri i pare i merituar i sportit tone dhe trajner i parfaqesueses shqiptare. Ai mbetet nje shembull i madh dhe i shkelqyer i pasionit, vullnetit korrektesise dhe i punes se palodhur te formimit sportiv.
© Fkvllaznia.net

Komentet