Ka kaluar një sezon të shkëlqyer futbollistik në radhët e klubit Besa të Kavajës, ku përveç trofeut të Kupës së Shqipërisë, të enjten mbrëma, së bashku me kampin kavajas ka shijuar edhe kualifikimin për në turin e dytë të Kupës UEFA. Por takimi me Bezhanijan mund të ketë qenë e fundit për të, te Kavajasit. Joshja Vllaznia është e madhe për shkodranin, i cili mund të lërë në mes të rrugës një aventurë të shkëlqyer në UEFA me Besën e tij. Lojtarit i duhet të zgjedhë se ku do të luaj për sezonin e ri futbollistik, sepse, sipas tij, deri tani, aktivizimi i tij ka qenë i përfshirë në kontratë me ekipin e Besës deri në përfundim të turit të parë të ballafaqimit europian, ndërkohë që për në vazhdim, do të duhej për të diskutuar në lidhje me kontratën e re, atë të sezonit futbollistik 2007-2008.

Vllaznia, apo Besa ?

Njëra prej këtyre skuadrave është duket se është më afër mesfushorit Amarildo Belisha. Shkodranët e kanë kërkuar menjëherë pas mbylljes së sezonit të kaluar, ku përveç një ftese publike të bërë në media nga ana e presidentit Fushaj, vetë Belisha ka patur disa kontakte direkte me presidentin shkodran ku janë diskutuar edhe shifrat konkrete që duhet të përfitojë Belisha në rast të kalimit të tij tek Vllaznia. Dhe, në fakt, për aq sa është diskutuar atëherë, si nga ana e klubit kuqeblu, por edhe e vetë Belishës është thënë se gjërat janë në rrugë të mbarë, dhe se në parim gjithçka është rënë dakord, vetëm se duhet të pritet përfundimi i angazhimeve që futbollisti ka me skuadrën e tij Besa për ballafaqimet europiane të Kupës Uefa. Gjithsesi, edhe pse këto dy skuadra duket se janë në garë më afër se kushdo tjetër, në adresë të Belishës ka edhe oferta të tjera, brenda dhe jashtë vendit. Në kampionatin shqiptar është Elbasani, skuadra ku ai kaloi një periudhë të mëparshmepa përjashtuar edhe preferencat e korçarëve, por në të njëjtën kohë, përmes një menaxheri kosovar, atij i është bërë një ofertë për të luajtur në Gjermani, ose në Slloveni, oferta të cilat e kanë hallakatur paksa shkodranin, i cili në fakt nuk ka shumë pak kohë për të vendosur për këtë problem.

Të hënën vendimi

Enigmave të mësipëme mesfushori shkodran, duhet t’i japë përgjigje në mënyrën më të shpejtë, afati i së cilës është deri të hënën. Në fakt, asgjë nuk është e papriur për të, sepse një gjë të tillë ai e kish parashikuar që më parë, konfirmimin e të cilit e pati bërë në fundjavën e kaluar kur ai ishte në Shkodër për të respektuar trajnerin e tij të parë Artan Bushati në ngushëllim të vdekjes së babait të tij. Në atë rast Belisha tha se atij i duhet të vendosë se me cilën skuadër do të luajë në vazhdim. Gjithnjë sipas Belishës, nëse do të vijojë të luajë për Besën edhe në turin e dytë të Kupës UEFA, këtu ka përfunduar gjithçka duke i takuar plotësisht kësaj skuadre. Në anën tjetër qëndron Vllaznia, me të cilën ka kontaktuar shumë më përpara, e cila pret përgigje. Ftesa e presidentit Fushaj për të kthyer në Shkodër të gjithë shkodranët ka rezultuar pozitve për të gjithë të tjerët, si me Sinanin, Kaçin, Arsen Beqirin, Elvis Krajës, Ilir Dibrën, ndërkohë që i vermi që akoma nuk e ka bërë realitet këtë është Belisha. “Do ta diskutoj edhe në këto dy ditë të fundjavës që jam në Shkodër me drejtuesit e Vllaznisë një problem të tillë, alternative e së cilës është më e afërta se të gjitha të tjerave”, thotë Belisha, i cili sërishmi ka pohuar se për të Vllaznia është preferenca e parë. Shumë faktorë që e shtyjnë të jenë pranë familjes, e bëjnë pistën shkodrane të preferuar, pamvarësisht lidhjeve në Kavajë e veçanërisht me presidentin Nexhat Bizhdili.


Sport Ekspres

Komentet