Vllaznia, konfirmohet vet?m Kapaj
P?r kuqeblut?, kjo vazh don t? mbetet nj? jav? vendimtare p?r sa i p?rket p?rforcimeve t? mundshme, edhe pse tani, kur kan? kaluar tre dit? nga kjo jav? asnj? lojtar i ri nuk ?sht? bashkuar me klubin. Drejtuesit e ekipit kuqeblu dhe pik?risht tekniku i k?tij ekipi Mirel Josa, para nisjes p?r n? Mal t? Zi ka k?rkuar pik?risht q? k?to p?rforcime t? vijn? sa m? shpejt dhe n? vendet ku kuqeblut? e kan? m? shum? t? nevojshme. Ajo q? pritet tashm? ?sht? ardhja e k?tyre p?rforcime, madje ajo q? ?sht? folur e flitet ?sht? q? k?to p?rforcime t? fillojn? q? sot, edhe pse asgj? nuk mund t? quhet e sigurt. Nj? prej lojtar?ve t? ekipit kuqeblu, q? ?sht? marr? t?r?sisht me menaxhimin dhe me ndjekjen e lojtar?ve q? mund t? jen? pran? Vllaznis? p?r sezonin e ri,
Për kuqeblutë, kjo vazhdon të mbetet një javë vendimtare për sa i përket përforcimeve të mundshme, edhe pse tani, kur kanë kaluar tre ditë nga kjo javë asnjë lojtar i ri nuk është bashkuar me klubin. Drejtuesit e ekipit kuqeblu dhe pikërisht tekniku i këtij ekipi Mirel Josa, para nisjes për në Mal të Zi ka kërkuar pikërisht që këto përforcime të vijnë sa më shpejt dhe në vendet ku kuqeblutë e kanë më shumë të nevojshme. Ajo që pritet tashmë është ardhja e këtyre përforcime, madje ajo që është folur e flitet është që këto përforcime të fillojnë që sot, edhe pse asgjë nuk mund të quhet e sigurt. Një prej lojtarëve të ekipit kuqeblu, që është marrë tërësisht me menaxhimin dhe me ndjekjen e lojtarëve që mund të jenë pranë Vllaznisë për sezonin e ri, Uliks Kotrri, pritet që sot në mbrëmje të jetë pjesë e ekipit. Nga burime të sigurta të ekipit kuqeblu, ajo që flitet në këto momente është që mesfushori me tipare mbrojtëse kongolezi Sasha Delain me një përqindje shumë të madhe do të jetë së bashku me mbrojtësin Kotrri ndoshta që sot me ekipin. Mirëpo, nga këto burime mësohet se futbollisti shkodran, që duket se po e kryen shumë mirë rolin e një menaxheri pranë ekipit të tij, mësohet se mund të jetë në Shkodër dhe pranë ekipit pikërisht me lojtarët që janë shumë përfolur gjatë gjithë këtyre ditëve. Nga burime shumë të sigurta të klubit shkodran, lojtari do të jetë në qytetin e tij dhe më pas do të udhëtojë drejt vendit fqinj, me disa prej lojtarëve të premtuar. Mësohet se dyshja portugeze dhe ajo braziliane, do të jetë së bashku me Kotrrin në Nikshiq. Megjithatë këto edhe pse janë mësuar nga burime shumë të sigurta pranë klubit shkodran, mbetet përsëri për t’u vërtetuar. Ndërkohë që nuk mund të thuhet asgjë për sa i përket senegalezit 33-vjeçar, Gomis. Megjithatë, nga këto burime mësohet se çështja e Leandros quhet punë e kryer, drejtuesit e klubit shkodran konfirmojnë se kanë dërguar pranë lojtarit biletën e ardhjes së tij dhe deri të shtunën në darkë duket se lojtari do të jetë në Shkodër dhe ajo që flitet është se ditën e diel të jetë pjesë e ekipit. Ndoshta kuqeblutë, nisur të paktën nga ajo që flitet nga personat pranë presidentit që sot do të presin dyndjen e të huajve. Megjithatë, pa përjashtuar këtë mundësi, mund të jetë evidente se deri në fund të javës të jenë edhe lojtarët që në një mënyrë apo në një tjetër kanë lënë të hapur rrugën e tyre për t’iu bashkuar Vllaznisë. Pas përfundimit të aventurës së Kupës UEFA, pranë kuqebluve pritet një lojtar, që sipas drejtuesve të klubit kuqeblu quhet punë e mbaruar, siç është ish-futbollisti i Vllaznisë dhe aktualisht i Teutës, Mariglen Kapaj. Po ashtu pritet dhe përgjigja Belisha, i cili vetë ka konfirmuar një gjë të tillë. Pavarësisht se flitet me fjalë të mëdha për afrime të shumta, në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se në këtë javë nuk do të mungojnë edhe dështimet, por ndoshta edhe provat që mund të rezultojnë pa sukses pranë ekipit shkodran. Megjithatë ajo që pritet, duke filluar nga sot është dyndja pranë ekipit të lojtarëve të shumtë.
Panorama Sport