Dyshja Delain-Leandro, duke u vonuar aq shume me ardhjen ne Shkoder, aq me teper duke mos qene korrekte ne disa data te percaktuara, e coi punen deri ne ate pike, sa shumekush e ka quajtur gjithcka si “lojera fjalesh”. Madje, i merzitur nga mungesa e korrekteses, por i nxitur edhe nga presioni qe behej nga klubet e meparshme te ketyre futbollisteve, Flamurtari e Partizani, per gjoja detyrime ndaj tyre, presidenti Fushaj, nga fillimi javes se kaluar, deklaroi nje distancim te hapur ndaj kerkeses per t’i bere pjese te Vllaznise. Por punet duket se kane ndryshuar ne ditet ne vijim, duke nxitur drejtuesit e klubit qe te rihapin “deren” dhe ka gjasa qe te dy futbollistet te jene ne Shkoder brenda dites se merkure, per t’iu bashkuar menjehere skuadres ne kampingun e Nikshiqit.
Delain, garant behet Kotrri
Mberritja e tyre kete radhe duket krejt e sigurt, pasi konfirmimet vijne nga te dy krahet, si nga drejtuesit e Vllaznise, ashtu dhe nga vete futbollistet. Ne lidhje me kongolezin me pasaporte gjermane, Sasa Delain, garancine e bashkimit me Vllaznine e jep futbollisti shkodran Uliks Kotrri, i cili po merret me kete problem. Madje, sipas Kotrrit, ai nuk ka ne dore vetem “çeshtjen Delain”, por edhe disa futbolliste te tjere, te cilet do te jene me te ne kete udhetim drejt Shkodres, mes te cileve thuhet se ka portugez dhe senegalez.
Braziliani: Do ta mbaj fjalen
Ne lidhje me Leandron, perpos asaj qe mesojme ne seline kuqeblu, permes nje miku te tij te afert qe ka ne Shkoder, Merzuk Lushaj, pronarin e hotel “Favorit”, rezidenca ku braziliani ka qendruar kur luante me Vllaznine, u lidhem me telefon drejtperdrejt me futbollistin ne Brazil. “Ju kam thene edhe here te tjera, qe ne Shqiperi vetem me Vllaznine do te luaj dhe me duket se po e mbaj fjalen”, thote permes telefonit ne gjuhen shqipe, qe aspak nuk e ka harruar. Pasi sakteson se mberritja ne aeroportin e Rinasit do te jete ne oret e vona te mbremjes te se martes, falenderon edhe gazeten “Sport Ekspres”, per ate qe ka shkruajtur lidhur me ardhjen e tij te Vllaznia. “I kam lexuar ne internet te gjitha shkrimet, madje edhe ato te fundit, kueshte folur me nota pesimiste, per mundesine e bashkimit tim me Vllaznine. Dua te sqaroj qe, nese nuk kam udhetuar, kjo ka ndodhur per moskoordinim te levizjes sime me klubin Vllaznia”, ka sqaruar Leandro da Silva nga Brazili i larget. Ndersa, ne lidhje me disa komente qe jane bere, per detyrimet qe Leandro ka ndaj Partizanit dhe Delain ndaj Flamurtarit, ata jane shprehur se jane te lire per te luajtur ne ate skuader, ku deshirojne. Me ardhjen e kesaj dysheje, tekniku Josa arrin te plotesoje pikat problematike, ne mesfushe dhe ne mbrojtje. Bashke me maqedonasin Popovski, me kete treshe merkato kuqeblu duket e mbyllur, megjithate, ditet ne vazhdim pritet te sjellin surpriza te tjera.
Kuqeblute, sot drejt Nikshiqit
Skuadra shkodrane do te niset sot paradite drejt Malit te Zi, per t’u sistemuar ne kampingun e Nikshiqit, ku do te pergatitet per tri jave. Ne listen e paraqitur nga Josa te ben pershtypje se ka mbetur jashte saj Nevian Cani, futbollistit i ri, per vlerat e te cilit vete tekniku ishte shprehur me fjalet me te mira gjate sezonit te kaluar. Dhe, si per ironi, ne ndeshjen e fundit stevitore, perpara nisjes per ne Nikshiq, Cani luajti mjaft mire, madje, arriti te shenoje nje dopiete dhe u duatrokit nga te pranishmit. Megjithate, nga sa thuhet, gjate diteve ne vazhdim do te kete levizje te tjera drejt Nikshiqit. Disa prej atyre lojtareve, nga kontigjenti i Vllaznise se vjetshme, qe kane mbetur ne Shkoder, thuhet se jane lene per t’u krijuar hapesire te huajve qe do te provohen, ndersa nuk perjashtohet mundesia qe ata te rithirren ne grumbullim.
Sport Ekspres