Merr fund denimi i sulmuesit kuqeblu, Xhevahir Sukaj, i cili, pas nje konflikti paksa absurd ne perfundim te ndeshjes Trabzonspor-Vllaznia, me pjesetare te stafit teknik, u pezullua pa afat nga tekniku Josa. Gradualisht ngjarjet precipituan ne ate mase, sa gjakrat u nxehen dhe tonet u ngriten. Ai, qe e vuajti me shume se te gjithe kete histori, ishte vete Sukaj, i cili u detyrua te qendronte larg skuadres qe prej asaj dite, deri ne nje vendim te dyte. Kupa Intertoto paska qene shume e pafat per “xhevahirin” e Vllaznise, pasi nuk luajti ndeshjen e dyte me turqit, ndersa ne turine pare nuk kishte qene as ne Zagreb. Megjithate, tashme gjithcka eshte lene prapa, dhe Sukaj nuk ka shume qejf t’i kujtoje ngjarjet, qe e penalizuan te qendronte jashte formacionit. “E rendeshishme eshte se tani u mbyll kjo histori dhe te henen do te jem ne stervitje me grupin, qe me mungonte prej sa ditesh”, thote Xhevahiri, i cili konfirmon se lejen e ka marre pas nje bisede “koke me koke” me presidentin e Vllaznise, Valter Fushaj. Sukaj pranon se ndihet mire qe do te kthehet ne skuader, aq me teper kur emri i tij eshte lakuar jo pak nga mediat sportive. “Tani e kame mendjen vetem te faza pergatitore, te cilen do te perpiqem ta shfrytezoj ne maksimum, per te marre nje forme sa me te mire sportive, qe do te me vleje per nje paraqitje cilesore ne sezonin e ardhshem futbollistik, qe per mua do te jete krejt ndryshe ne te gjitha drejtimet”, thote Sukaj.

Dabulla, akoma asnje sinjal

Ndersa vjen lajmi i mire per rikthimin e sulmuesit Sukaj, nje gje e tille nuk mesohet per mbrojtesin lushnjar, Rezart Dabulla. Duket se problemet e Dabit me Vllaznine paskan qene shume te mprehta, perderisa situata nuk ka levizuar asnje presje, qe nga dita e perplasjes se tij me presidentin Fushaj, pak minuta perpara fillimit te ndeshjes se pare te Intertotos, ne Zagreb. Kaq e pashprese duket situate rreth Dabulles, sa edhe ai vete e pohon permes telefonit, kur thote: “Nuk di c’te them, pasi nuk kam asnje kontakt me drejtuesit e klubit Vllaznia. Kam mbetur i bllokuar dhe, ne nje fare menyre, “peng” i kesaj zgjidhjeje, pasi nuk jam akoma ne gjendje te marr vendime per fatin tim te metejshem, edhe pse me ishte thene se do te merrja pergjigje deri ne fund te kesaj jave”, ka thene dje Dabi, i cili pohon se nuk di asgje edhe per rifillimin e stervitjes. Ne te tilla kushte, ai e sheh krejt te pashprese dhe te ardhmen e tij te Vllaznia. Megjithate, ai thote se do te prese edhe ne keto dy dite, me pas do te vendose, nese do te qendroje tek Vllaznia, apo do t’u hape rruge ofertave qe ka pasur gjate kesaj periudhe.

Kuqeblute, ne stervitje sot pasdite

Kane perfunduar ato pak dite pushime, qe iu rezervuan skuadres shkodrane, pasi perfundoi impenjimin ne Intertoto. Angazhimi ne kompeticionin europian ua ka prishur disi planet futbollisteve, te cilet menjehere pas ngarkeses se sezonit te kaluar ishin te detyruar te kalonin ne gatishmeri “numer nje”, per pjesemarrjen ne Intertoto. Tashme Josa vjen ne ciklin pergatitor me nje program krejt tjeter, gje qe do ta vertetoje me se miri kampingu i Nikshiqit, ne Mal te Zi, i cili duket se do te jete vendi ku kuqeblute do te pergatiten per sezonin e ri futbollistik. Ashtu sikurse ishte parashikuar, Josa detyrohet te ballafaqohet me pakorrektesine e dyshes Delain-Leandro, te cilet, edhe pse kishin konfirmuar bashkimin me skuadren ne fillim te javes, duket se sot ai nuk do t’i kete ne dispozicion. Te pakten deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme ata nuk jane dukur ne qytetin verior.

Sport Ekspres

Komentet