E Shtune 14 Korrik 2007, Stadiumi "Loro Boriçi", Shkoder
Vllaznia - Nk Zagreb
4 - 0
(Tot. 10 - 0)
Shënues : Bulut 47', 89', Yattara 49', Kurthi 52'
Vllaznia:
Bishani, Teli, Lici, Kotrri, Lika, Osja (58' Ahi), Nora, Kaci, Simo, Hoti (69' Tafili), Sinani (58' Dalipi). Trajner: M. Josa
Trabzonspor:
Sahin, Cokmus (Gungor 49'), Cora, Atan, Kocak (54' Ataoglu), Ugunku, Abdelaziz, Balci, Yattara, Ali Riza (46'Yusuf), Bulut. Trajner: Z. Dogan
Kartone te verdhë : Nora/ Balci
Kartone të kuq : -
Gjyqtarë : A.Kelly, M.Douglas, D.Mcgrath (Irlande)
Mirel Josa, trajner i Vllaznisë:
"Mbaroi dhe kjo aventure e pjesemarrjes ne Intertoto, qe duhet pranuar se nuk u mbyll mire me dy rezultatet e ndeshjeve perballe skuadres turke. Kishim perballe nje ekp shume te forte dhe te disiplinuar taktikisht, me lojtare qe benin diferencen. Duhet te bejme me shume ne te ardhmen, duke filluar qe nga faza pergatitore, qe do te filloje pas nje jave pushim qe do te kete skuadrae. Gjate diteve te merkatos do te kete dhe afrime te reja, qe mendojme se do ta konsolidojne skuadren. Prisnim nje rezultat jo te favorshem, por jo deri ne kete humbje te thelle. Gjithsesi, ne planin psikollogjik ka ndikuar edhe humbja e thelle e ndeshjes se pare. U perpoqem ta karikojme skuadren, por pa rezultat."
Zija Digan, tranjer i Trabzonspor:
Opinioni i specialistit:
Hysen Zmijani: Ishte nje fitore e merituar e Trabzonsporit, qe, per mendimin tim, ishte skuadra me e mire e huaj qe ka ardhur ne Shkoder deri tani. Perballe turqve, Vllaznia mendoj se dha maksimumin e saj, por ka qene nje ndeshje e parakohshme per te. Sidoqofte, edhe pse nuk pritej permbysja, te pakten nje nje barazim duhej te ishte. Nese flasim per dobesi te Vllaznia, mendoj se skuadra caloi nga ana fizike, kur perballe kishte nje kundershtar mjaft te pergatitur ne te gjitha drejtimet.
- Nje interesim shume i vaket nga sportdashesit, si ne ndeshjet stervitore ne "Loro Borici", edhe pse biletat ishin fare te lira. - Ne tribunen qendrore terhoqen vemendjen nje numer i madh mediash turke, te shoqeruar nga nje grup tifozesh nga vendi i tyre, mes te cileve edhe Halili nga Shkodra, i njohur si tifoz i Turqise prej vitesh.
- Ne konferencen per shtyp, Josa u foli anglisht gazetareve turq.
Sport Ekspres
Komentet