Pasi ka lene pas aventuren turke, skuadra shkodrane ka mberritur aty rreth mesdites se djeshme, e lodhur, por dhe e tronditur nga humbja e thelle, e pesuar ndaj Trabzonsporit, ne ndeshjen e pare te turit tedyte te Intertotos. Sipas informacionit qe japin drejtuesit e klubit Vllaznia, delegacioni sportiv shkodran, pas ndeshjes eshte larguar nga Trabzoni rreth ores 23:30 te se dieles dhe ka fluturuar me avion rreth tre ore e gjysme, per te mberritur ne Stamboll rreth ores 03:00 te mengjesit te se henes. Ne aeroport perseri nje pritje e gjate, rreth kater ore, derisa kane nisur udhetimin per ne Rinas, ku kane mberritur pas nje ore e gjysme. Qe nga Rinasi, me autobusin e klubit, skuadra ka marre drejtimin per ne Shkoder. Mee te mberritur ne qytetin e tyre, futbollistet kane kerkuar te kene nje pushim absolut prane familjeve te tyre, per te larguar sadopak ate stermundim, fizik e psikollogjik, qe i ka shoqeruar keto dite.

Pesha dhe pergjegjesia e humbjes

0﷓6! Nje rrezultat i tille tenistik, krejt i papranueshem per kuqeblute e Vllaznise, ka krijur nje turbullire jo te vogel ne opinionin sportiv shkodran. Nje humbje te tille Vllaznia nuk e kishte pesuar asnjehere ne ballafaqimet europiane, madje, as kur perballe ka patur emra edhe me te medhenj se Trabzonspori, nder te cilet eshte edhe Gallatasaraj. Pesha e nje rezultati te tille bie mbi te gjithe skuadren, stafin teknik dhe kupolen e klubit kuqeblu, te cilet nuk ishin ne gjendje te shmangnin nje shpartallim te tille. Sepse, per te qene te ndergjegjshem, ne Shkoder apo me gjere, duke njohur edhe vlerat e skuadres kundershtare, nuk priste kush ndonje fitore ne Trabzon, por, nga ana tjeter, askush nuk e imagjinonte nje humbje te ketyre permasave. Megjithate, thuhet se ka patur nga “bastaxhinjte” qe kane “goditur ne shenje”. Sidoqofte, edhe pse nje version i tille nuk eshte aspak zyrtar, si ne ndeshjen me kroatet, nuk ka pse te mbese ne kufijte e thashethemeve, tashme te zakonshme, sa here skuadrat tona konkurrojne ne Kupat e Europes. Nderkohe, duke i lene menjane komentet dhe supozimet, pyetja qe shtrohet eshte: A mban kush pergjegjesi per kete rezultat diskriminues te Vllaznise? Pergjigjen duhet ta japin duke filluar nga drejtuesit me te larte te klubit Vllaznia, presidenti Valter Fushaj, qe fatmiresisht nuk e ka me te “ndime me veshe”, por ka qene gjithe kohes me skuadren, per te vijuar me stafin teknik dhe futbollistet, qe kane luajtur ne fushen e lojes. Gjithnje behet fjale per dinjitetin e Vllaznise, per paraqitjen e vlerave reale, te pakten ate qe dha nje jave me pare ndaj skuadres kroate NK Zareb. Por, qe per fat te keq, sipas informacioneve qe vijne nga Turqia, skuadra shkodrane ka qene hija e vetvetes ne te gjitha drejtimet, duke mos bere asgje per t’u mbajtur mend ne kete ndeshje. Ndaj, per kete arsye, pyetja e shtruar me siper e kerkon nje pergjigje, qe zyrtarisht duhet te jepet nga skuadra dhe drejtuesit e klubit.

Sport Ekspres

Komentet